FoxNews: Goditje nga Washingtoni për qeverinë Rama, kongresmenët kërkojnë kufizime vizash për zyrtarët e korruptuar
Ligjvënësit republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimet e vizave për zyrtarët e korruptuar, ndërsa S...
Ligjvënësit republikanë i kërkojnë Rubios të shqyrtojë kufizimet e vizave për zyrtarët e korruptuar, ndërsa S...
Protesta studentore në kryeqytet ka shënuar sot ditën e saj të 16-të. Edhe sot studentët kanë marshuar në kryeqytet me ...
Protesta e studentëve vijon edhe këtë të martë në Tiranë, ku pjesëmarrësit kanë marshuar në disa nga rru...
Autoriteti tatimor i Hungarisë ka bastisur disa lokacione dhe ka bërë arrestime. Bastisjet erdhën pas një raporti të 25 gushtit t&...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas vendimit të SPAK për t’i komunikuar ish zëvendëskryem...
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme të zhvilluara në Tiranë dhe qytete t&e...
Studentët që prej ditësh janë përfshirë në protestat kundër qeverisë kanë vijuar lëvizjen në ambien...
Pas qëndrimit për gati dy orë para ministrise se Arsimit, studentët e Mjekësisë, të mbështetur edhe nga pedagogët ...
Zonat malore në qarkun e Kukësit po përjetojnë kushte klimaterike dimërore, ndonëse jemi ende në fund të muajit tetor. ...
Kim Kardashian ka rrëfyer se kishte dyshime përpara martesës me ish-basketbollistin e NBA-së, Kris Humphries, por vendosi të vaz...
Abdulaziz Aldarwish, një punëtor ndërtimi sirian u përball me një "dilemë" që asnjë prind nuk do të donte ta përjetonte. Të qëndronte në vendin e tij dhe të shihte shëndetin e të birit të sëmurë të përkeqësohej, pa shpresë për kurë, ose të largohej dhe të rrezikonte gjithçka për një premtim të pasigurt mbijetese .
Djali i tij, Yahya Aldarwis, 10 vjeç, ishte shumë i vogël kur veshkat filluan t’i dështonin. Në Liban, ku jetonte dhe punonte i ati, Aldarwis, kostoja e dializës ishte shumë më e madhe se mundësitë e tij (1,200 euro në muaj) dhe sistemi shëndetësor i vendit, i rënduar nga vitet e krizës, nuk mund të ofronte pothuajse asnjë mbështetje. Koha po ecte me shpejtësi për Yahya-n.
Ishte atëherë që punëtori 32-vjeçar i ndërtimit mori një vendim që do t'ua ndryshonte jetën të dyve.
Ai mblodhi 5,000 euro nga kursimet e tij dhe nga të afërmit që i ofruan hua dhe siguroi një vend në një anije me emigrantë që shkonte drejt Qipros, një udhëtim prej rreth 200 kilometrash në ujëra të paparashikueshme, pa asnjë garanci sigurie.
Në një fshat të vogël në Siri, pranë kufirit me Libanin, Aldarwish la pas gruan dhe tetë fëmijë të tjerë. Përpara tyre shtrihej vetëm pasiguria dhe një shpresë e zbehtë se diku, dikush mund ta shpëtonte Jahjan.
Para nisjes, Yahya iu nënshtrua një seance dialize , një masë e përkohshme për të stabilizuar gjendjen e tij gjatë udhëtimit. Kur baba dhe bir hipën në anijen e mbipopulluar në vitin 2024, ata kishin me vete pak ujë dhe hurma, furnizime të destinuara të zgjasnin vetëm për disa orë.
Por udhëtimi nuk shkoi siç pritej.
Në vend të disa orëve, ata qëndruan në det për 7 ditë. Valët po godisnin varkën, furnizimet po mbaronin. Ata mbijetuan me shumë vendosmëri, duke mbledhur ujin e shiut dhe shpresën që "vdiste" me çdo ditë që kalonte - derisa një anije tregtare i vuri re. «Nuk e prisja që djali im të kalonte diçka të tillë», kujton Aldarvis. «Ishte një mrekulli. Në fund të fundit, vdekja nuk ishte fati ynë».
Mbërritja e tyre në Qipro shënoi fillimin e një kapitulli të ri por jo fundin e mundimit të tyre. Mjekët atje u dhanë atyre lajme të papritura. Në Greqinë fqinje, një program i specializuar për transplantimin e veshkave për fëmijët e vegjël do të rifillonte në vitin 2025, pas vitesh pezullimi.
Një shembull i jashtëzakonshëm i bashkëpunimit ndërkombëtar pasoi. Autoritetet e Qipros dhe Greqisë punuan së bashku për të transportuar babanë dhe djalin në Athinë, ku ekipet mjekësore nga spitale të ndryshme morën përsipër kujdesin e tyre. Përkthyesit kapërcyen barrierat gjuhësore, ndërsa ekspertët koordinuan çdo hap të një procesi kompleks dhe të ndjeshëm.
Në qendër të kësaj përpjekjeje ishte Qendra Kombëtare e Transplanteve Onassis , ku transplanti i Yahias u krye më në fund më 22 janar 2026. Operacionet zgjatën me orë të tëra. Kur gjithçka mbaroi, Yahia kishte një veshkë të re dhe një shans të ri në jetë.
Mjekët e përshkruan operacionin si më shumë sesa një sukses mjekësor. Për Smaragdi Marinaki , e cila ishte e përfshirë në kujdesin ndaj Yahias, përpjekja simbolizon diçka më të madhe. "Kjo urë jete u 'ndërtua' për këtë fëmijë. Transplantimi tejkalon të gjitha barrierat - kufijtë dhe vendet, racat dhe fetë", tha ajo.
Sot, 10-vjeçari Yahia është mirë dhe po shërohet, duke u rikthyer ngadalë në gëzimet e fëmijërisë që sëmundja ia privoi, siç ishte dobësia për ëmbëlsirat. Ai ëndërron të kthehet në shkollën e tij në Qipro, të takohet përsëri me shokët e klasës dhe, një ditë, të hapë supermarketin e tij, një ëndërr e thjeshtë që deri vonë dukej e pamundur.
Historia baba-bir është një shembull rreziku, sakrifice dhe vendosmërie të palëkundur. “Më është dashur të rrezikoj”, tha Aldarvis pas operacionit. “Thashë, ‘Ose gjërat do të shkojnë mirë, ose ja ku është të dy do të vdesim’.”
Ai zgjodhi shpresën dhe, pavarësisht vështirësive, vendimi i tij i çoi të dy në një vend të sigurt dhe në një jetë të re./Piranjat news
Po bëhet gjithnjë e më konkrete hipoteza e një ndërhyrjeje tokësore nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit, n&e...
Një ngjarje e rëndë dhune është regjistruar në Korinth, ku një 38-vjeçare përjetoi momente tmerri në duart e...
Pakistani (një nga ndërmjetësit midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit) dhe Kina kanë shpallur një iniciativë të re p&eu...
Tiana Krasniqi, është një 31-vjeçare nga Britania me origjinë shqiptare, e cila ka vendosur të fejohet me James Broadnax, i d&eu...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha në një mbledhje të kabinetit se më parë kishte zhvilluar bisedime sekrete me udh...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u tha zyrtarëve të lartë amerikanë se çdo marrëveshje e ardhshme midis Uashingtonit d...
Italia ka refuzuar lejen që një avion ushtarak amerikan të ulet në bazën ajrore Sigonella në Siç...
Kancelari gjerman Friedrich Merz synon të nxisëkthimin e refugjatëve sirianë që jetojnë në Gjermani në ...
Italia ka refuzuar lejen që avionët ushtarakë amerikanë, të destinuar për Lindjen e Mesme, të ulen në një baz&eum...
Matematika që përdoret për të llogaritur numrin e kalorive në ushqimin tuaj të preferuar përfshin shumë më tep&eu...