BE përgatit bllokadë ndaj produkteve nga vendbanimet izraelite në territoret e pushtuara palestineze

Për vite me radhë, mijëra ton produkte nga vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar kanë përfunduar në tregun evropian.
Sipas kritikëve, këto produkte lidhen me zgjerimin e vendbanimeve izraelite në territoret palestineze, një proces që është shoqëruar me shpronësime dhe dhunë ndaj palestinezëve.
Në sfondin e dhunës së vazhdueshme dhe akuzave për shkelje të të drejtave të njeriut nga qeveria izraelite dhe kolonët, Komisioni Evropian duket se po shqyrton masa të reja ndaj produkteve që vijnë nga këto vendbanime.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se ekzekutivi i BE-së do të paraqesë së shpejti propozime për vendosjen e kufizimeve tregtare.
"Sa i përket Bregut Perëndimor, ne pajtohemi se zgjerimi i vazhdueshëm i vendbanimeve izraelite është i papranueshëm dhe dhuna e lidhur me këtë zgjerim është e neveritshme. Komisioni së shpejti do të paraqesë opsione për kufizime ndaj produkteve që vijnë nga vendbanimet", deklaroi Von der Leyen.
Sipas Marrëveshjes së Partneritetit mes Bashkimit Evropian dhe Izraelit, e nënshkruar në vitin 1995 dhe që hyri në fuqi në vitin 2000, BE-ja mbetet partneri më i madh tregtar i Izraelit.
Të dhënat e Bashkimit Evropian tregojnë se tregtia e mallrave mes dy palëve arriti në 42.6 miliardë euro gjatë vitit 2024.
Marrëveshja i mundëson gjithashtu Izraelit akses të privilegjuar në fondet e programit evropian të kërkimit dhe inovacionit Horizon Europe, me një buxhet prej 95.5 miliardë eurosh.
Sipas vlerësimeve, edhe një pezullim i pjesshëm i kësaj marrëveshjeje mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në eksportet izraelite drejt Bashkimit Evropian, me një vlerë prej rreth 5.8 miliardë eurosh. /PiranjatNews/
Lexo edhe
BOTA
Ceremonia për 250-vjetorin e SHBA-ve, Trump flet nga Mount Rushmore: Identiteti amerikan nën sulm! Komunizmi, kërcënimi më i madh për lir...

Kush po transporton banane në Rusi e kush kokainë?

Vuçiçi del sërish në mbrojtje të Radoiçiqit, ekspertët: Mesazh i rrezikshëm për rajonin

Shkon në 2.645 numri i viktimave nga dy tërmetet në Venezuelë, OKB: Deri në 50 mijë persona të zhdukur

VIDEO/ U gjet e vdekur, pamje tronditëse nga momenti i rrëmbimit të gazetares





