Bëri shaka me Erdoganin, arrestohet komediani turk

Komediani i njohur turk Deniz Göktaş është arrestuar me urdhër të një gjykate në Stamboll, pasi autoritetet e akuzojnë për “nxitje të urrejtjes dhe armiqësisë” si edhe për fyerje të presidentit Recep Tayyip Erdogan gjatë një shfaqjeje stand-up të publikuar në YouTube.
Göktaş u ndalua në aeroportin kryesor të Stambollit teksa po kthehej nga pushimet. Më pas, pas marrjes në pyetje nga prokurorët, gjykata vendosi ndaj tij masën e paraburgimit për pjesë të performancës ku përmendeshin presidenti Erdogan dhe Kurani.
Videoja e shfaqjes, e publikuar më 24 qershor në YouTube, ka grumbulluar rreth 9.4 milionë shikime.
Sipas Zyrës së Kryeprokurorit Publik të Stambollit, autoritetet kanë marrë 185 ankesa për përmbajtjen e videos. Ndërkohë, Drejtoria e Çështjeve Fetare të Turqisë kritikoi publikisht shfaqjen në predikimin javor të së premtes, duke deklaruar se tallja me vlerat fetare nën petkun e humorit dëmton edukimin dhe vlerat e brezit të ri.
Në dëshminë e tij para prokurorëve, Göktaş mohoi të ketë pasur qëllim të ofendonte besimtarët apo presidentin Erdogan.
"E njëjta shfaqje është interpretuar për gati tre vjet në qytete të ndryshme të Turqisë dhe përdorimi i termit 'diktator' ishte pjesë e një debati publik të njohur në vend," deklaroi ai.
Arrestimi i komedianit ka shkaktuar reagime të menjëhershme nga mbështetësit e tij, të cilët u mblodhën jashtë gjykatës në Stamboll për të protestuar kundër vendimit. Pamjet e Göktaş me duar të prangosura pas shpine u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale.
Rasti vjen në një periudhë kur autoritetet turke kanë shtuar masat ndaj kritikëve të qeverisë. Gjatë javëve të fundit janë arrestuar gazetarë, avokatë, akademikë, aktivistë mjedisorë dhe përfaqësues të komunitetit LGBT+, ndërsa qasja në disa llogari në rrjetet sociale është bllokuar.
Lexo edhe
BOTA
250-vjetori i Pavarësisë, Papa Leoni mesazh SHBA-së: Të mbetet besnike idealeve të lirisë dhe unitetit

24 orë para Samitit të NATO, Erdogan telefonon Melonin

86-vjeçari vret ish-gruan në spital dhe vetëvritet! Si e mashtroi stafin mjekësor

"Forbes": Ditët e Putinit në krye të Kremlinit mund të jenë të numëruara

Shtireshin si inspektorë dhe zhvatën mbi 1.6 milionë euro, anëtarët e bandës pozonin me tufa të mëdha parash dhe shufra ari





