Bosi i mafias kaukaziane ekzekutohet në mes të ditës në Izrael

Yannis Yushbayev, kreu i mafias kaukaziane në Izrael, u qëllua për vdekje të dielën pasdite në një pikë karburanti pranë Cezareas. Viktima rreth të 40-ave, nuk u mbijetoi plagëve të marra.
Vrasja ndodhi në mes të ditës, në pikën e karburantit Paz, pranë restorantit Minato Sushi Bar dhe kafenesë Agenda. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë një burrë që i afrohet Yushbayevit teksa ai del nga restoranti dhe më pas e qëllon në kokë nga një largësi shumë e afërt.
Autori i të shtënave dhe bashkëpunëtorët e tij të dyshuar u larguan me makinë. Policia, e cila dyshon se bëhet fjalë për një larje hesapesh, nisi menjëherë një operacion të gjerë kërkimi. Në të gjithë rajonin u ngritën postblloqe, ndërsa në kërkime mori pjesë edhe një helikopter.
Kreu i policisë izraelite, Danny Levy, dhe komandanti i distriktit bregdetar shkuan në vendngjarje.
Yushbayev kishte qenë prej disa vitesh në vëmendjen e policisë së Haderas dhe të njësisë qendrore të distriktit bregdetar. Ai ishte arrestuar disa herë, shkruan Israj.
Vitin e kaluar, emri i tij ishte lidhur veçanërisht me të shtënat ndaj automjetit dhe banesës së një biznesmeni. Policia dyshonte se ai kishte luajtur rolin e ndërmjetësit në një konflikt mes sipërmarrësish, por edhe se kishte marrë pjesë në djegien e dhjetëra automjeteve. Në fillim të këtij viti, ai u arrestua sërish në aeroportin Ben-Gurion, pas kthimit nga Rusia.
Lexo edhe
BOTA
Arrestohet djali i ministrit të Kulturës në Bosnje, dyshohet për zjarrvënie në fabrikën e jahteve, hetimet e lidhin me krimin e organizua...

Irani i përgjigjet Trumpit: “Kalifornia, territori i ri i Republikës Islamike”

Pamjet e papublikuara nga arrestimi i “El Chapos”, momentet e para në pranga dhe deklarata e befasishme për kartelin

Triller në Jon/ Biznesmeni spanjoll bie nga varka, gruaja qëndron 3 ditë e vetme në det

Letrat personale të asistentes së Trumpit shkaktojnë polemika në Shtëpinë e Bardhë

E la të birin 7-vjeçar vetëm në malin Fuji për 8 orë dhe vazhdoi ngjitjen me djalin e madh, policia qorton babain

Shtypi për vdekje një qen me makinë dhe nuk ndaloi, arrestohet shoferja në Korfuz

FOTO/ Vrau komandantin dezertor, si u rekrutua nga shërbimi sekret gruaja e ‘zakonshme’ ruse





