Botërori 2026 në Atalanta/ Befasi e madhe në ndeshjen Egjipt-Argjentinë

Egjipti ka surprizuar Argjentinën në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8-ve të Botërorit, duke kaluar në avantazh përballë kampionëve në fuqi të botës.
“Faraonët” goditën të parët në minutën e 15-të të takimit të zhvilluar në Atlanta. Yasin u shfaq vendimtar në zonën argjentinase, duke realizuar me kokë dhe duke shtangur mbrojtjen e “Albiçelestëve”.
Ky është një moment historik për Egjiptin, që për herë të parë në historinë e tij ka arritur të kalojë fazën e grupeve të një Botërori dhe të luajë në raundin e 1/8-ve.
Nga ana tjetër, Argjentina e Lionel Scalonit zbriti në fushë si favorite, por trajneri i kampionëve të botës kishte paralajmëruar se ky Botëror ka sjellë shumë vështirësi për skuadrat e mëdha.
Të gjithë sytë janë te Lionel Messi, ndërsa Egjipti mbështetet te ylli i saj Mohamed Salah, me duelin mes dy kombëtareve që është shoqëruar me emocione të mëdha edhe jashtë fushës.
Në Egjipt, rrugët e Kairos janë mbushur me tifozë dhe flamuj kombëtarë, ndërsa ndeshja është kthyer në një ngjarje historike për “faraonët”.
Lexo edhe
SPORT
Argjentinë-Egjipt, zbardhen formacionet zyrtare, Messi apo ‘Faraoni’ në çerekfinale?

“Dikush nga Shtëpia e Bardhë të shpëtojë SHBA-në nga eleminimi”, ironia e komentatorit për Trump

Zv. trajneri i Egjiptit flet para supersfidës: Argjentina ka Mesin, por ne kemi Salah dhe 26 Messi

Vuri bast 1 milion dollarë për Meksikën, Anglia shkatërron ëndrrat e tifozit

Rooney vlerëson Ronaldon: Ka mentalitet të veçantë, ai është më i miri në histori

Inter në avantazh ndaj Como-s për Chalobah, tani zikaltrit duhet të bindin Chelsea-n

Franca në krah Kylian Mbappes, dënohet 'Racizmi i paturp' i senatores paraguajane

Senatorja paraguajane sulm ndaj Mbappe, pas ndeshjes Paraguai-Francë, Infantino i del në mbrojtje francezit: Komente raciste, e gjithë bo...





