Burnham nuk përjashton rikthimin e Britanisë në BE/ Laburistët nën presion për rishikimin e Brexit

Kryeministri britanik Andy Burnham nuk e ka përjashtuar mundësinë që Britania e Madhe të rikthehet në Bashkimin Evropian, duke lënë të hapur edhe mundësinë që një zotim i tillë të përfshihet në manifestin e ardhshëm elektoral të Partisë Laburiste.
Megjithatë, Burnham ka theksuar se përparësia e qeverisë së tij për momentin është forcimi i marrëdhënieve me Brukselin, përmes një samiti të planifikuar Britani e Madhe-BE dhe marrëveshjeve praktike që synojnë rritjen e bashkëpunimit ekonomik e tregtar.
“Fokusi ynë për momentin është organizimi i një samiti mes Britanisë së Madhe dhe BE-së. Qëllimi është të kalojmë në nivelin tjetër për sa i përket arritjes së një marrëveshjeje që do ta nxisë më tej ekonominë britanike dhe të lehtësojë lëvizshmërinë e të rinjve”, ka deklaruar Burnham.
Deklaratat e kryeministrit britanik vijnë në një kohë kur brenda Partisë Laburiste është shtuar debati për marrëdhëniet e ardhshme me Bashkimin Evropian dhe për mundësinë e afrimit më të madh me bllokun.
Burnham ka theksuar se Britania duhet të ndërtojë marrëdhënie më të ngushta ekonomike dhe politike me Evropën, ndërsa çështjen e rikthimit në BE e ka lënë për një moment të ardhshëm.
Qeveria britanike po synon ndërkohë të avancojë bashkëpunimin me BE-në në fusha të ndryshme, përfshirë tregtinë, industrinë dhe lëvizshmërinë e të rinjve.
Lexo edhe
BOTA
Tenesi pritet të ekzekutojë gruan e parë pas më shumë se 200 vjetësh

Trump falenderon Shqipërinë dhe Kosovën për Bordin e Paqes: Po japin kontribute në nivele që nuk do t’i besonit

Shkuan për t’i blerë dhuratën të ëmës për ditëlindje, tri motrat vdesin në qendrën tregtare

Trump heq dorë nga aneksimi i Groenlandës. Firmoset marrëveshja tripalëshe për rritjen e pranisë ushtarake amerikane në ishullin Arktik...

Senatoret italiane shkojnë me minifunde në Parlament, protestë ndaj Tajanit pas deklaratave për gratë

Mësuesja vdes pas ndërhyrjes estetike

Aksidenti ajror/ Rrëzohet avioni strategjik amerikan në Gjermani

SHBA-ja dhe Danimarka nënshkruajnë marrëveshjen për Grenlandën





