Burri ngjitet nga kangjellat dhe shpëton foshnjën që varej nga kati i dytë

Një burrë në Kinë është kthyer në hero pasi shpëtoi një foshnjë që rrezikonte të binte nga dritarja e katit të dytë. Pasi dëgjoi të qarat e fëmijës, ai nuk hezitoi të ndërhynte. Burri u ngjit nga kangjellat e ndërtesës, pa bluzë, dhe iu afrua dritares ku ndodhej foshnja.
Fëmija kishte ngecur me kokën mes hekurave mbrojtëse të dritares, ndërsa trupi i tij varej jashtë, duke u ekspozuar ndaj rrezikut të një rënieje nga lartësia.
Me shumë kujdes, burri arriti ta kapte dhe ta nxirrte foshnjën nga pozicioni i rrezikshëm, duke i shpëtuar jetën.
Sipas raportimeve, prindërit nuk i kishin dëgjuar të qarat e fëmijës dhe e kuptuan situatën vetëm më vonë.
Fatmirësisht, foshnja nuk pësoi asnjë dëmtim. Ndërhyrja e shpejtë e burrit bëri që një moment që mund të përfundonte në tragjedi të mbyllej me një fund të lumtur.
Lexo edhe
BOTA
Meloni vijon pushimet familjare, momenti spektakolar i hedhjes nga varka bën xhiron e rrjetit

“Do të hamë macet, s’kemi ushqim!”/ Zbardhen komunikimet e rusëve në front, komandantët kërcënojnë ushtarët

“El Nino” pritet të arrijë kulmin, viti 2027 mund të jetë më i nxehti në histori

"Viza është privilegj, jo e drejtë"/ SHBA revokon vizat kur ka rrezik për sigurinë publike, nuk ka një numër të saktë për shqiptarët ...

Rusia mund të testojë NATO-n me një sulm të kufizuar

Anija greke goditet në Ngushticën e Hormuzit, një i vdekur

Shpërthime në centralin bërthamor të Zaporizhzhias, një i vdekur dhe 15 të plagosur

VIDEO/ Shoferja 82-vjeçare e Mercedezit filmohet duke ecur në autostradë në krah të kundërt





