BOTA

Ceremonia shtetërore në Beograd për Ratko Mlladiç, Marta Kos dënon glorifikimin e kriminelëve të luftës

Piranjat Përditësimi i fundit 15 September 2026, 17:28
Ceremonia shtetërore në Beograd për Ratko Mlladiç, Marta

Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka dënuar në Parlamentin Evropian glorifikimin e ish-komandantit serb të Bosnjës, Ratko Mlladiç, pas funeralit të tij. Ajo e cilësoi ceremoninë si shqetësuese dhe paralajmëroi se glorifikimi i kriminelëve të luftës bie ndesh me vlerat e Bashkimit Evropian.

Gjatë debatit në Parlamentin Evropian, Kos tha se pamjet nga funerali i Mlladiçit tregojnë vështirësitë që Serbia vijon të ketë në përballjen me të kaluarën dhe krimet e luftës.

“Glorifikimi i kriminelëve të luftës dhe mohimi i gjenocidit është i papajtueshëm me vlerat evropiane dhe nuk ka vend në BE”, deklaroi komisionerja evropiane.

Ajo kritikoi pjesëmarrjen në ceremoni të ministrave, zyrtarëve dhe përfaqësuesve të ushtrisë serbe, si dhe të drejtuesve e politikanëve të Republikës Srpska, të cilët nderuan Mlladiçin.

Sipas Kos, është e papranueshme që një person përgjegjës për krime të rënda lufte të paraqitet si hero. Ajo u bëri thirrje autoriteteve serbe dhe aktorëve të tjerë në rajon që të angazhohen në procesin e pajtimit dhe në forcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Megjithatë, komisionerja evropiane theksoi se qëndrimet e shfaqura gjatë funeralit nuk përfaqësojnë të gjithë shoqërinë serbe. Sipas saj, qytetarë nga Serbia dhe vende të tjera të rajonit kanë shprehur kundërshtimin ndaj glorifikimit të kriminelëve të luftës dhe kanë kërkuar një Serbi demokratike dhe evropiane.

“Dinjiteti i viktimave të gjenocidit dhe krimeve të luftës nuk mund të negociohet”, tha Kos.

Ajo nënvizoi se Bashkimi Evropian nuk kërkon që Serbia të mohojë identitetin apo historinë e saj, por të përballet me të kaluarën në mënyrë të ndershme dhe të përgjegjshme.

Kos theksoi gjithashtu se Serbia ka një rol të rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit të Ballkanit Perëndimor dhe se pajtimi mbetet një element i rëndësishëm i perspektivës evropiane të rajonit.

Në përfundim, komisionerja garantoi se Komisioni Evropian do të vijojë të mbështesë rrugën evropiane të Serbisë, duke theksuar se respektimi i vlerave evropiane, sundimi i ligjit dhe përballja me të kaluarën janë thelbësore për procesin e integrimit.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?