BOTA

"Cristiano Ronaldo më mori me videocall"/ Një grua bie viktimë e mashtrimit online

Piranjat Përditësimi i fundit 2 September 2026, 19:19
"Cristiano Ronaldo më mori me videocall"/ Një grua bie

Një mashtrim i pazakontë në internet ka ndodhur në Patra të Greqisë, ku një grua është bindur se po komunikonte drejtpërdrejt me Cristiano Ronaldon. Madje, ajo pretendon se e ka parë yllin portugez gjatë një video-telefonate, pa kuptuar se përballë kishte një manipulim të realizuar me ndihmën e Inteligjencës Artificiale.

Mashtruesit përdorën emrin, imazhin dhe zërin e futbollistit të famshëm për ta bindur gruan se Ronaldo dëshironte ta ndihmonte financiarisht.

Sipas dëshmisë së saj, personi që e kontaktoi i tha se mund të përfitonte ndihmë financiare, por fillimisht duhej të kryente dy pagesa nga 50 euro përmes sistemit IRIS. Asaj iu premtua se shuma do t'i kthehej shumëfish.

“Ai më tha se vetë Cristiano Ronaldo mund të më ofronte ndihmë, por, për të legalizuar këtë veprim të tij, do të më duhej të paguaja dy herë nga 50 euro”, tregoi gruaja.

Ajo që i largoi dyshimet e viktimës ishte pikërisht video-telefonata. Gruaja thotë se në ekran pa atë që dukej si Cristiano Ronaldo, brenda një makine luksoze të bardhë, ndërsa edhe zëri dukej si ai i futbollistit.

“Për t'u siguruar që nuk ishte mashtrues, më telefonoi me video dhe e pashë. Ishte Ronaldo, në një makinë luksoze të bardhë dhe po më thoshte se ndihmonte njerëzit në nevojë në të gjithë botën”, rrëfeu ajo.

E bindur se komunikimi ishte i vërtetë, gruaja kreu pagesat e kërkuara. Vetëm më vonë kuptoi se kishte rënë në kurthin e mashtruesve.

“Isha e bindur, pagova paratë, por në fund doli se isha viktimë e mashtrimit”, tha ajo.

Rasti nxjerr në pah një metodë gjithnjë e më shqetësuese të mashtrimeve online, ku përdoren mjete të Inteligjencës Artificiale për të imituar persona të famshëm. Përmes teknologjisë “deepfake”, mund të manipulohen pamjet, zëri dhe lëvizjet e buzëve, duke krijuar video që për një përdorues të zakonshëm mund të duken reale.

Mashtruesit mund të përdorin materiale autentike nga intervistat, videot apo daljet publike të personazheve të njohur dhe t'i përpunojnë ato për të krijuar komunikime të rreme. Më pas viktimave u kërkohen para ose të dhëna personale, shpesh nën pretekstin e ndihmës financiare, bamirësisë apo investimeve me fitime të mëdha.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregohen veçanërisht të kujdesshëm ndaj çdo kërkese për transferim parash në internet, edhe në rastet kur personi në ekran duket dhe tingëllon si dikush i njohur./PiranjatNews/

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?