Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen “Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj kë... EMRI/ U arrestua për vrasjen e ish-të dashurës dhe partnerit të saj, 44-vjeçari shqiptar rrëfen edhe dy vra...
BOTA

Darka e vdekjes për nënë e bijë/ Helmi i bimës vdekjeprurëse u gjet në 131 objekte në shtëpi

P
Piranjat21 September 2026, 18:30 · 5 min lexim
Darka e vdekjes për nënë e bijë/ Helmi i bimës

Personi që dyshohet se përdori ricinën për të helmuar për vdekje Antonella Di Ielsi dhe vajzën e saj, Sara Di Vita, gjatë festave të fundit të Krishtlindjeve, ndodhej në apartamentin në Pietracatella, në provincën e Campobassos. Ky është një nga elementët kryesorë që po hetojnë prokurorët e Larinos në kuadër të hetimit për vrasjen e dyfishtë me paramendim.

Zhvillimi i fundit në këtë çështje vjen nga laboratorët e specializuar në Berlin, ku dyshohet se janë identifikuar gjurmë të toksinës vdekjeprurëse në disa objekte të gjetura në apartament.

Pikërisht për këtë arsye, sipas ekspertëve, personi që ka trajtuar ricinën – me shumë gjasa duke e përzier në një ushqim ose pije – ka qenë brenda banesës së familjes Di Vita.

Darka e vdekjes

Hetuesit po përqendrohen tashmë te darka e 23 dhjetorit, siç raporton Il Messaggero. Atë mbrëmje, 50-vjeçarja Antonella Di Ielsi, bashkëshorti i saj Gianni Di Vita dhe vajza e tyre 15-vjeçare ishin ulur së bashku në tryezë. Vajza më e madhe e familjes kishte dalë me miqtë.

Pas atij vakti, Antonella Di Ielsi dhe Sara Di Vita nisën të shfaqnin simptoma të rënda gastrointestinale, të cilat disa orë më vonë çuan në vdekjen e tyre.

Edhe Gianni Di Vita, ish-kryetar i bashkisë së Pietracatella-s, u shtrua në spital, por gjendja e tij ishte dukshëm më pak e rëndë se ajo e bashkëshortes dhe vajzës së tij. Testet e kryera më pas nuk zbuluan gjurmë të ricinës në gjakun e tij.

Gjurmë ricine në disa objekte të banesës

Hetuesit synojnë të zbardhin çështjen duke ndërthurur rezultatet e analizave fillestare me ato të kryera gjatë muajve të fundit në Institutin Robert Koch në Berlin. Ekspertët gjermanë kanë zbuluar gjurmë ricine – një substancë pa erë, pa shije dhe pa ngjyrë – në disa prej 131 objekteve, mes tyre ushqime, enë dhe veshje, të gjetura në banesën e familjes Di Vita dhe të sekuestruara që nga 7 korriku.

Analizat e këtyre objekteve kanë nxjerrë në pah “elemente të caktuara” që mbështesin hipotezën e vrasjes së dyfishtë, megjithëse hetimi vijon ende.

Rezultatet përfundimtare nga Berlini pritet të mbërrijnë së shpejti. Ato mund të ndihmojnë në ngushtimin e rrethit të hetimeve, veçanërisht nëse gjurmë ricine gjenden në enë kuzhine ose objekte të tjera të prekura dhe përdorura nga një person i vetëm, përveç viktimave, apo në veshjet e njërit prej anëtarëve të mbijetuar të familjes.

Veprim i qëllimshëm apo aksident?

“E vetmja siguri që kemi lidhet me praninë e ricinës. Bazuar në këtë, nuk jam në gjendje të them nëse ekspozimi ishte aksidental apo i qëllimshëm.” Carlo Locatelli, drejtor i Qendrës së Kontrollit të Helmeve në Pavia, e cila identifikoi praninë e ricinës, mbetet ende i rezervuar lidhur me mënyrën se si ka ndodhur helmimi.

Avokati i Gianni Di Vita-s, Vittorino Facciolla, ka ngritur gjatë javëve të fundit edhe mundësinë që bëhet fjalë për një aksident. “Familjet e viktimave nuk e kanë përjashtuar kurrë këtë mundësi”, ka deklaruar ai.

Megjithatë, rasti konsiderohet i pazakontë. “Këto janë raste unike në botë”, shpjegoi Locatelli. Ai shprehu siguri edhe për një element tjetër të hetimit: dy viktimat e kanë marrë ricinën përmes gojës.

Puna e Gianni Di Vita-s dhe dëshmia e mikeshës

Ndërsa presin rezultatet përfundimtare të analizave laboratorike, hetuesit po vijojnë të marrin në pyetje personat më të afërt me familjen dhe po përpiqen të rindërtojnë marrëdhëniet mes banorëve të Pietracatella-s.

Sipas hipotezës së hetuesve, nëse bëhet fjalë për një krim, motivi mund të lidhet me marrëdhënie dhe çështje personale të mbajtura të fshehta.

Mes rreth 200 dëshmive të mbledhura gjatë muajve të fundit, vëmendje të veçantë ka tërhequr dëshmia e mësueses së matematikës, një mikeshë e vjetër e Gianni Di Vita-s.

Gruaja është marrë në pyetje dy herë brenda një jave si person në dijeni të fakteve. Gjatë marrjes së dytë në pyetje, ajo është përballur drejtpërdrejt edhe me mikun e saj, Gianni Di Vita.

Hetuesit kanë marrë në pyetje gjithashtu edhe bashkëshortin e saj, i cili punon si teknik laboratori në Institutin Bujqësor të Riccia-s, në të njëjtën shkollë ku punon mësuesja. /PiranjatNews/

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.