Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen
BOTA

Deklaratat e Trump për Hormuzin, vjen përgjigjja e Iranit: Nuk do të lejojmë ndërhyrjen e SHBA-së

P
Piranjat13 July 2026, 18:14 · 2 min lexim
Deklaratat e Trump për Hormuzin, vjen përgjigjja e Iranit: Nuk do

Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, duke paralajmëruar se nuk do të lejojë asnjë ndërhyrje të Shteteve të Bashkuara në Ngushticën e Hormuzit. Komanda e Forcave të Armatosura iraniane u bëri gjithashtu thirrje vendeve të rajonit të mos ofrojnë mbështetje për operacionet ushtarake amerikane, duke paralajmëruar se një veprim i tillë do të konsiderohej kërcënim ndaj sovranitetit të Iranit.

“Ne nuk lejojmë dhe nuk do të lejojmë që Shtetet e Bashkuara të ndërhyjnë në menaxhimin e Ngushticës së Hormuzit”, deklaroi Ebrahim Zolfaghari, zëdhënës i selisë qendrore “Khatam al-Anbiya” të Forcave të Armatosura iraniane.

Sipas tij, forcat iraniane do të reagojnë “me ashpërsi ndaj çdo ndërhyrjeje apo veprimi që cenon sigurinë” në këtë korridor strategjik detar. Zolfaghari paralajmëroi gjithashtu se çdo bashkëpunim i vendeve të rajonit me SHBA-në, përfshirë mbështetjen logjistike për forcat amerikane, do të konsiderohet një veprim kundër sovranitetit dhe sigurisë kombëtare të Iranit.

“Çdo bashkëpunim me SHBA-në dhe mbështetje logjistike për ushtrinë e atij vendi do të konsiderohet një luftë kundër sovranitetit dhe sigurisë kombëtare të Iranit”, u shpreh ai, duke shtuar se një konflikt i mundshëm mund të përfshijë të gjitha vendet e rajonit.

Reagimi i Teheranit vjen menjëherë pasi Donald Trump deklaroi se SHBA do të marrë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit dhe se Uashingtoni duhet të kompensohet për garantimin e sigurisë në këtë rrugë ujore strategjike.

“Ne do ta mbajmë ngushticën dhe ndoshta do ta menaxhojmë atë. Do të jemi rojet e ngushticës dhe duhet të kompensohemi për këtë”, tha Trump në një intervistë për Fox News.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.