Përfshihet nga flakët restoranti në Librazhd, vetëm dëme materiale
Një restorant është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit. Pas marrjes së njoftimit, në...
Një restorant është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit. Pas marrjes së njoftimit, në...
20-vjeçari shqiptar Rogert Ajdini ka humbur jetën tragjikisht pas një aksidenti të rëndë në vendin e punës, mëngj...
Gjykata e Krimeve të Rënda në Romë ka dënuar me burgim të përjetshëm Mark Antony Samson, të riun që në ma...
Hetimi i nisur nga Prokuroria e Tiranës pas plagosjes me plumb gome në sy të protestuesit Erion Vishkulli, ka çuar hetuesit tek Forcat e N...
Kampionati “Abissnet Superiore” do të vijojë me ndeshjet e javës së 9-të, të cilat do të zhvillohen të m&eu...
Një studente e Mjekësisë, e cila i është bashkuar protestës përpara Ministrisë së Arsimit, ka ngritur shqetësi...
Revolta e studentëve dhe e pedagogëve përpara Ministrisë së Arsimit vijon edhe sot më 27 tetor. Protestuesit i kanë vendosur ...
Individët me paga bruto mbi 700 mijë lekë në muaj do të përballen me një normë më të lartë tatimi mbi t&e...
Gjatë protestës së zhvilluar përpara Ministrisë së Arsimit, studentët kanë shprehur revoltën e tyre jo vetëm m...
Microsoft po ofron një plan të ri për largim vullnetar nga puna për rreth 60,000 punonjës në Shtetet e Bashkuara, Kanada, Indi dh...
Imami Abdul Halim Khan, 54 vjeç, i cili përdhunoi dhe abuzoi seksualisht me gra dhe vajza, moshja e të cilave fillonte nga 12 vjeç, pasi u tha atyre se kishte fuqi mbinatyrore, është dënuar me burgim të përjetshëm.
Në shkurt ai u dënua për 21 akuza, përfshirë nëntë akuza për përdhunim , katër për sulm seksual, dy për sulm seksual ndaj një fëmije nën 13 vjeç, pesë për përdhunim të një fëmije nën 13 vjeç . Në Gjykatën e Kurorës në Snaresbrook të enjten në Londrën lindore, atij iu dha një dënim me burgim të përjetshëm dhe iu tha se do të vuajë të paktën 20 vjet burg.
Duke dhënë dënimin, gjykatësja e rastit Leslie Cuthbert tha se "pas një paraqitjeje publike të hijshme dhe të shenjtë, ju keni përfituar në mënyrë monstruoze nga gratë që ju besonin, të gjitha për kënaqësinë tuaj seksuale".
I fshehur nën petkun e “largimit të shpirtrave”
Në gjykatë kanë dëshmuar viktima të abuzimit të tij, të cilat po ashtu kanë dëshmuar edhe për mediat. “Aria” (jo emri i vërtetë) ishte 13 vjeçe kur u sulmua seksualisht nga imami Abdul Halim Khan, i cili i tha se po e “shëronte”. Khan u thoshte prindërve të vajzave të reja së ato kishin nevojë për “shërim” nga “shpirtrat e këqij”, dhe më pas abuzonte me to. E pasi kishte abuzuar seksualisht me të miturat, ai i paralajmëronte ato se në rast se i tregonin dikujt “shërimi” do të anulohej, dhe ato do të mallkoheshin, ose do t’i dëmtonte ato edhe familjet e tyre me magji të zezë.
“Unë me të vërtetë besoja se ai kishte fuqi mbinatyrore”, tha Aria (jo emri i vërtetë i viktimës) për BBC-në.
Siç përshkruhet në gjykatë, imami 54-vjeçar i bindte viktimat e tij të takoheshin në vende të izoluara të tilla si një apartament ose një makinë me xhama të errët. Atje, ai i përdhunonte ose abuzonte seksualisht me to, ndërsa pretendonte të kishin një "xhind".
Khan u prezantua me vajzën e vogël “Aria”, nga nëna e saj kur ajo filloi të kishte probleme në shkollë, ajo i tha se imami do t’i jepte këshilla, por kur u takuan, Khan i tha të hipte në makinën e tij dhe më pas viktima tregon se: “pastaj ai më preku në mënyrë të papërshtatshme. I kisha sytë mbyllur dhe ai tha se do të kishte gjëra që do të godisnin xhamin e makinës. Dhe dëgjova këto goditje. Por isha vetëm 13 vjeç, u tmerrova.”
Një tjetër viktimë “Fara” e takoi Khanin kur ishte fëmijë, pasi ai e bindi nënën e saj se ajo kishte nevojë për trajtim. “Ai shpikte histori, duke thënë ‘Mund të shoh gjëra që vijnë drejt teje, duhet të mbrohesh, unë duhet të mbroj vajzën tënde'”, tha ajo për BBC. Khan tha se i quante sulmet e përsëritura seksuale “pjesë të terapisë”.
Ajo thotë se abuzimi “nuk kishte kuptim për mua. I thashë vetes, ‘kjo është gabim’. E di që nuk je i destinuar të të prekin në atë mënyrë. Isha shumë e hutuar, por nuk mund të kthehesha te familja ime sepse nuk më besonin.”
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Francën, ku një 15-vjeçar u vra me armë zjarri dhe dy të mitur të tjerë mbe...
Një nga vendimet më të vështira që iu desh të merrte presidenti amerikan Donald Trump gjatë qëndrimit dy ditor në P...
Një tërmet me magnitudë paraprake prej 6.3 ballë goditi Japoninë veriore të premten, tha Agjencia Meteorologjike e Japonisë. ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se kishte parë përgjigjen e Iranit ndaj iniciativave amerikane për një zgjidhje paqë...
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, foli në konferencën e tij të përditshme të premten mbi rezultatin e vizitës...
36 vende, kryesisht nga Evropa, kanë nënshkruar një gjykatë të posaçme për të ndjekur penalisht presidentin rus Vlad...
Rasti Monica Witt konsiderohet ende si një nga më seriozet e dezertimit të agjentëve dhe spiunazhit, me të cilat janë përba...
Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se ka folur “shumë” për Tajvanin me homologun e tij kinez Xi Jinping gjatë sami...
Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov u zemërua me një gazetar pasi telefoni i tij vazhdonte të binte gjatë një konference p&eum...
Një nga vendimet më të vështira që Donald Trump duhej të merrte gjatë qëndrimit të tij dy-ditor në Pekin n&e...