BOTA

Detaje nga vdekja e Giorgos Mazonakis/ Zbulohen dy foto dhe një video e fshirë nga telefoni i mjekes

Piranjat Përditësimi i fundit 14 September 2026, 19:08
Detaje nga vdekja e Giorgos Mazonakis/ Zbulohen dy foto dhe një video e

Të dhëna të reja digjitale dhe veçanërisht të rëndësishme për orët e fundit para vdekjes së Giorgos Mazonakis kanë dalë nga ekspertiza laboratorike e kryer nga Drejtoria e Hetimeve Kriminalistike në telefonin e mjekes Ioanna Gaka.

Ekspertët kanë arritur të rikuperojnë nga pajisja dy fotografi të fshira dhe një video, të krijuara gjatë pasdites së 9 shtatorit, brenda një intervali prej vetëm pak minutash. Sipas të dhënave të tjera të hetimit, në atë kohë këngëtari ndodhej në klinikën në rrugën Karneadou.

Njëra prej fotografive rezulton gjithashtu se është shpërndarë, pra është dërguar nga telefoni i Gakës në një numër tjetër. Elementi edhe më i rëndësishëm është se të tria skedarët janë fshirë pothuajse në të njëjtën kohë, pak pas orës 19:09 të së njëjtës ditë.

Bëhet fjalë për orët kur dy mjekët, Ioanna Gaka dhe Ilias Theodoropoulos, po kërkoheshin nga autoritetet greke dhe më pas, në orën 19:45, shkuan për të dhënë dëshmi në komisariatin e Kypselit në lidhje me ngjarjen.

Ekspertiza përcakton me saktësi oraret e krijimit, marrjes dhe fshirjes së skedarëve.

Fotografia e parë është marrë në orën 14:43:36 të 9 shtatorit. Skedari rezulton të jetë krijuar në orën 14:44:19 dhe më pas është fshirë në 19:09:09.

Me rëndësi të veçantë është fakti se fotografia përmban edhe të dhëna për vendndodhjen gjeografike. Koordinatat e gjetura në të dhënat e fotografisë përkojnë, sipas hetimit të Drejtorisë së Hetimeve Kriminalistike, me një pikë në rrugën Karneadou në Athinë, ku ndodhet klinika.

Pikërisht për këtë fotografi ekspertët kanë gjetur edhe gjurmë digjitale të shpërndarjes së saj. Fotografia e dytë është marrë në orën 14:45:22 dhe është krijuar si skedar katër sekonda më vonë, në 14:45:26. Edhe kjo fotografi është gjetur e fshirë.

Sipas të dhënave të disponueshme, ky ishte momenti kur Mazonakis kishte nisur procedurën e plazmaferezës. Fotografia e dytë është fshirë në orën 19:09:13, vetëm katër sekonda pas fshirjes së fotografisë së parë. Edhe ajo përmbante të njëjtat koordinata gjeografike, që çojnë në rrugën Karneadou.

Sipas informacioneve, në njërën prej dy fotografive Giorgos Mazonakis shfaqet i shtrirë në shtratin e klinikës, ndërsa aparatura është në funksion. Ai mban veshur një bluzë të verdhë me mëngë të shkurtra dhe është i mbuluar me batanije nga mesi e poshtë. Koka i është kthyer në të djathtë dhe sytë i ka të mbyllur.

Në dorën e djathtë i dallohet një kateter intravenoz, ndërsa një lidhje e ngjashme duket edhe në dorën e majtë. Në të njëjtën pajisje është gjetur edhe një video e fshirë. Nga të dhënat e saj rezulton se videoja është krijuar në orën 14:43:55, pra në intervalin kohor mes dy fotografive.

Edhe videoja ishte fshirë dhe, sipas ekspertizës, fshirja është kryer në orën 19:09:13.

Kronologjia e skedarëve digjitalë është si më poshtë:

14:43:36 – merret fotografia e parë

14:43:55 – krijohet videoja

14:45:22 – merret fotografia e dytë

19:09:09 – fshihet fotografia e parë

19:09:13 – fshihen fotografia e dytë dhe videoja

Për të përcaktuar se ku është dërguar fotografia e parë do të nevojitet heqja e sekretit telefonik. Të tre skedarët janë gjetur në hapësirën e ruajtjes DCIM të telefonit të Ioanna Gakës, pra në dosjen standarde ku zakonisht ruhen materialet fotografike dhe video në pajisjet Apple.

Ekspertët theksojnë megjithatë se në këtë dosje mund të gjenden edhe skedarë të importuar përmes AirDrop ose të sinkronizuar përmes iCloud Photos. Për dy fotografitë, megjithatë, ekzistojnë të dhëna specifike për marrjen e tyre dhe vendndodhjen në rrugën Karneadou.

Sipas të dhënave të publikuara më herët, procedura e plazmaferezës kishte nisur në orën 14:37. Në bazë të këtij informacioni, fotografitë duket se janë marrë pak pasi këngëtari kishte mbërritur në klinikë dhe kishte nisur procedurën.

Në orën 15:22 regjistrohet alarmi i parë dhe, sipas të dhënave që po shqyrtohen, në atë moment duket se procedura është ndërprerë. Më pas janë regjistruar edhe sinjale të tjera alarmi nga aparatura, një në 15:23 dhe dy të tjera në 15:45.

Megjithatë, telefonata drejt shërbimit të urgjencës mjekësore EKAB është regjistruar vetëm në orën 16:11. Në bazë të këtyre të dhënave, pyetja kryesore e hetimit tashmë lidhet me atë që ndodhi brenda klinikës nga ora 15:22, kur u shfaq sinjali i parë i alarmit, deri në 16:11, kur u kërkua përfundimisht ndihma e urgjencës.

Nga të dhënat e deritanishme, kronologjia paraqitet kështu:

14:37 – nis procedura e plazmaferezës.

15:22 – aparatura regjistron alarmin e parë. Në këtë moment duket se procedura ndërpritet.

15:23 – regjistrohet një tjetër alarm.

15:45 – regjistrohet një tjetër sinjal alarmi.

16:11 – kryhet telefonata drejt EKAB.

Kjo do të thotë se nga alarmi i parë deri në telefonatën për ndihmë mjekësore kanë kaluar 49 minuta. Ky interval konsiderohet tashmë një nga momentet më kritike të hetimit, pasi autoritetet po përpiqen të përcaktojnë se çfarë nënkuptonin alarmet e aparaturës, në çfarë gjendjeje ishte këngëtari në atë moment, çfarë veprimesh u ndërmorën nga personat e pranishëm dhe pse ndihma nuk u kërkua më herët.

Sipas informacioneve që po vlerësohen, thirrja për ndihmë urgjente mjekësore duhej të ishte bërë që në momentin e shfaqjes së alarmit të parë, në orën 15:22. Pikërisht kjo çështje pritet të jetë një nga elementet kryesore të hetimit.

Një tjetër element i rëndësishëm për rindërtimin e ditës është dëshmia e shoferit të taksisë që transportoi Giorgos Mazonakis nga shtëpia e tij në Voula drejt rrugës Karneadou. Shoferi ka dëshmuar se këngëtari kishte komunikuar me të që në orët e para të mëngjesit të 9 shtatorit dhe kishte kërkuar që ta merrte në orën 12:00, pasi dëshironte të ishte në Kolonaki në orën 13:00.

Shoferi mbërriti para shtëpisë së Mazonakis në orën 11:55. Këngëtari u vonua duke u përgatitur dhe doli rreth orës 13:15-13:20.

Shoferi vuri re se Mazonakis kishte një gërvishtje në ballë dhe mbante një pecetë mbi plagë. Ai i sugjeroi të ndalonin në farmaci, gjë që këngëtari e pranoi. Ata ndaluan në një farmaci në bulevardin Vouliagmenis, në Glyfada, ku gërvishtja u mbulua me leukoplast. Më pas vijuan rrugën drejt Kolonakit pa ndalesa të tjera.

Mazonakis i kërkoi shoferit ta dërgonte konkretisht në adresën Karneadou 11, pa i shpjeguar se çfarë do të bënte atje. Sipas dëshmisë, taksia mbërriti në Karneadou rreth orës 13:50-13:59. Këngëtari zbriti nga dera e pasme e djathtë dhe u drejtua drejt pallatit, ndërsa shoferi u largua për të pritur në një zonë aty pranë. Mazonakis i kishte thënë se do të qëndronte rreth dy orë.

Dy burrat kishin rënë dakord që taksia ta priste dhe, pasi të përfundonte takimi në Kolonaki, ta transportonte më pas drejt Kifisias, ku këngëtari llogariste të qëndronte rreth dy orë.

Pasi kaluan rreth dy orë e gjysmë pa marrë asnjë telefonatë nga këngëtari, taksisti kontaktoi kolegun e tij për ta zëvendësuar në turn. Ndërrimi u bë rreth orës 17:15 dhe deri në atë moment Giorgos Mazonakis nuk kishte telefonuar asnjërin prej tyre për t’i njoftuar se kishte përfunduar. Rreth orës 17:30, ndërsa shoferi po shkonte drejt shtëpisë, një mik e telefonoi dhe e informoi se këngëtari kishte ndërruar jetë.

Me interes është edhe përshkrimi që shoferi i bëri gjendjes së Mazonakis gjatë udhëtimit. Ai ka dëshmuar se e njihte prej rreth 24 vitesh dhe e kishte transportuar disa herë, edhe pse jo rregullisht.

Sipas tij, atë ditë nuk kishte vënë re ndonjë sjellje të pazakontë apo shqetësuese. Mazonakis, sipas dëshmitarit, dukej njësoj si në rastet e tjera kur e kishte transportuar.

Shoferi ka deklaruar gjithashtu se kur më vonë mësoi nga lajmet se këngëtari kishte shkuar në Kolonaki për t’iu nënshtruar një trajtimi të rëndësishëm, mbeti i tronditur, pasi sipas përshtypjes së tij atë ditë, “nuk kishte pamjen e një njeriu të sëmurë”.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?