Detaje tronditëse nga çifti që mbajti foshnjën e pajetë për 4 vite në frigorifer

Një histori e rëndë po hetohet nga autoritetet pas zbulimit të trupit të një foshnjeje, e cila dyshohet se kishte qëndruar për rreth katër vite në frigoriferin e banesave ku jetonte çifti i prindërve.
Bëhet fjalë për një grua gjermane 38-vjeçare dhe një burrë grek 43-vjeç, të arrestuar muajin e kaluar pasi trupi i fëmijës u gjet në një frigorifer.
Sipas të dhënave të hetimit, foshnja kishte humbur jetën në vitin 2022. Ekzaminimet kanë evidentuar plagë të shumta në trup, përfshirë dëmtime të rënda që dyshohet se janë shkaktuar nga goditjet me thikë.
Por detajet e bëra publike pas arrestimit kanë nxjerrë në pah edhe një tjetër element të pazakontë të kësaj çështjeje.
Çifti, sipas avokatit të tyre në Hamburg, Christos Psarras, ndërronte banesë çdo katër ose pesë muaj. Dhe sa herë zhvendoseshin, ata merrnin me vete edhe trupin e foshnjës.
Sipas dëshmisë së mbrojtjes, trupi vendosej në frigoriferin e banesës së re, pasi më parë ishte mbajtur në një enë.
Çifti ka pretenduar se vendimi për ta ruajtur trupin në këtë mënyrë lidhej me dëshirën e tyre për të mbajtur dhe nderuar kujtimin e fëmijës.
Avokati ka deklaruar gjithashtu se përpjekjet për të realizuar atë që çifti pretendonte se dëshironte të bënte me trupin ishin komplikuar nga përfshirja e personave të tjerë në çështje.
Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e sakta të vdekjes së foshnjës, si dhe përgjegjësinë e secilit prej personave të përfshirë.
Çështja mbetet nën hetim dhe pretendimet e çiftit për mënyrën se si është ruajtur trupi do të vlerësohen në kuadër të procedurave hetimore dhe gjyqësore.
Lexo edhe
BOTA
Qeveria greke jep 10,000 euro për qytetarët që zhvendosen në zonat e largëta, në hartë Filati, Suli e Follorina

Rusia voton nën hijen e luftës, Putin vë në provë kontrollin e tij

Një milion skedarë, gra të zhdukura dhe video të një gruaje duke u mbytur/ Njihuni me shtëpinë e tmerrit të fotografit. Për krimet e llah...

Përleshje e dhunshme në fluturimin nga Bangladeshi për në Londër

Kaos dhe të shtëna me armë në Ceuta/ Spanja nis zhvendosjen e emigrantëve nëpër kampe, mijëra mbeten ende rrugëve!





