Franca nis epokën Zidane/ Trajneri vendos rregulla të reja për marrëdhënien me mediat
Zinedine Zidane ka nisur zyrtarisht detyrën si trajner i Kombëtares së Francës, duke sjellë ndryshime të dukshme në më...
Zinedine Zidane ka nisur zyrtarisht detyrën si trajner i Kombëtares së Francës, duke sjellë ndryshime të dukshme në më...
Shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve paralajmërojnë se do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese kundër ndryshimeve ligjore p...
Një zjarr ka rënë në një sipërfaqe në Sektor Rinia në Durrës. Mësohet se shërbimi zjarrfikës i Du...
Kosova do të përballet në Nations League me Irlandën, Austrinë dhe Izraelin. Pak më parë, tekniku i dardanëve, Franco ...
I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, ka sfiduar pretendimin e presidentit rus Vladimir Putin se Rusia mun...
Policia spanjolle ka filluar zhvendosjen e qindra emigrantëve në Ceuta në një vend të ri me tenda në zonën portuale të...
Deputeti demokrat, Belind Këlliçi komentoi miratimin e ligjit për pagat e magjistratët si dhe çështjen e Belinda Ballukut, i...
Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiç, ka reaguar ndaj deklaratës së Komisioneres Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e cila ...
Ndryshe nga Harry Kane, Lamine Yamal është totalisht i bindur kur pyetet në lidhje me favoritin për “Topin e Artë”. N&eu...
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Hysni Gucati kërkoi dorëheqjen e ministres s&eum...

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, ka sfiduar pretendimin e presidentit rus Vladimir Putin se Rusia mund të pushtojë të gjithë Donbasin brenda pak muajsh. Debati është zhvilluar gjatë takimit që Kushner dhe i dërguari tjetër amerikan, Steve Uitkoff, patën me Putinin në Kremlin më 5 shtator, sipas “The New York Times”.
Gjatë takimit, Putin tha se është i bindur se forcat ruse do të arrijnë të marrin nën kontroll të gjithë Donbasin brenda disa muajsh. Presidenti rus ka deklaruar gjithashtu se Moska është e gatshme të godasë infrastrukturën energjetike të Ukrainës, çka mund të rëndojë situatën në vend gjatë dimrit.
Kushner ka vënë në pikëpyetje vlerësimin e presidentit rus, duke i kujtuar se një pretendim të ngjashëm ishte bërë edhe një vit më parë.
“Me gjithë respektin, të njëjtën gjë na thatë edhe një vit më parë. Sa janë gjasat që të kthehemi këtu pas një viti dhe ju të na thoni përsëri të njëjtën gjë? Ndoshta nuk duhet ta humbim një vit?”, i është përgjigjur Kushner.
Putini ka kërkuar vazhdimisht që Ukraina të tërhiqet nga territoret e Donbasit që ende nuk janë pushtuar nga forcat ruse. Pikërisht kontrolli mbi këto territore mbetet një nga çështjet kryesore që pengon arritjen e një marrëveshjeje.
Pas takimit në Moskë, Kushner dhe Uitkoff udhëtuan drejt Kievit, në kuadër të përpjekjeve diplomatike amerikane për të nxitur negociatat mes Rusisë dhe Ukrainës. Më 8 shtator, Trump zhvilloi një bisedë me Putinin, ndërsa një ditë më vonë e përshkroi komunikimin si “të shkëlqyer” dhe tha se presidenti rus ishte i gatshëm të arrinte një marrëveshje paqeje.
Kushner foli më vonë për çështjen territoriale gjatë një konference në Kiev, ku tha se Putin kishte paraqitur vijën territoriale që Moska kërkon të arrijë. Sipas tij, Ukraina aktualisht nuk është e gatshme të tërhiqet deri në atë vijë.
“Nëse Ukraina do të dëshironte të tërhiqej deri në atë pikë, atëherë, padyshim, do ta kishim pjesën tjetër të marrëveshjes të dakordësuar dhe të përgatitur. Ukraina aktualisht nuk e dëshiron këtë”, deklaroi Kushner.
Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara po kërkojnë një “zgjidhje kreative” për mosmarrëveshjen territoriale, me synimin për t’i hapur rrugë përparimit të negociatave.
Grenlanda dhe Antarktida kanë humbur gjithsej rreth 12.5 trilionë tonë akull që nga viti 1979, duke kontribuar në rritjen e nivelit g...
Policia spanjolle ka filluar zhvendosjen e qindra emigrantëve në Ceuta në një vend të ri me tenda në zonën portuale të...
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi sot se bota do të përballet me mungesë të stafit mjekë...
Nëna 78-vjeçare e miliarderit Elon Musk, Maye Musk, ka zbuluar se nuk e ka pasur kurrë problem që të jetojë në kushte t&e...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Libi, ku një avion i cili sapo ishte ulur, u përfshi nga flakët. Avioni privat Cessna Ci...
Turqia ka miratuar një marrëveshje bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes me Brazilin, sipas një vendimi presidencial të bo...
Shërbimi britanik i sigurisë MI5 ka pranuar se u ka dhënë tre gjykatave prova të bazuara në gënjeshtra dhe se oficerë ...
Një krater i ri është zbuluar në sipërfaqen e Hënës, i krijuar nga përplasja e një asteroidi që dyshohet se ...
Pentagoni po shqyrton një plan për tërheqjen e avionëve, anijeve, armatimit dhe dhjetëra mijëra trupave amerikane nga Evropa, pa...
Një ekip kërkimor për sigurinë kibernetike prej tre personash përdori Claude Opus 5 të Anthropic për të shfrytëzu...