Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Maran publikon listën e nëntorit: Balliu largohet nga Kombëtarja, Tuci mbetet në vëzhgim Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar! Tragjedia në futbollin spanjoll/ Ende pa një vendim për Owono pas vdekjes së Jesús de Miguel, sa rrezikon p... Kombëtarja shqiptare, trajneri Maran publikon listën për dy sfidat e fundit në Nations League EMRI/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën elektriçisti në Vlorë Ardit Gjebrea në SPAK për dosjen Veliaj. Përfitoi rreth 330 mijë euro nga Bashkia e Tiranës për Këngën Magj... Manchester United kërkon trajnerin e ri, nis kontaktet me Didier Deschamps PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’ të protestave Manchester United kërkon trajnerin e ri, nis kontaktet me Didier Deschamps Dy futbollistë me pasaportë shqiptare jashtë listës së Maranit, zbardhen arsyet Dosja e bujshme e prostit*cionit në Paris/ Kush është ‘tutorja’ shqiptare që kërkon lirimin nga burgu Aksident i rëndë në Francë, autobusi me fëmijë përplaset me pemën, dy persona pësojnë arrest kardiak, disa ...
BOTA

“Ditën hije, natën i gjallë”/ Njihuni me detektivin që grabiste banka dhe më pas hetonte krimet e veta

P
Piranjat10 August 2026, 20:39 · 2 min lexim
“Ditën hije, natën i gjallë”/ Njihuni me detektivin

Ai duhej t’i ndiqte grabitësit. Por, në disa raste, grabitësi ishte vetë ai.

André Stander ishte kapiten policie dhe detektiv në Afrikën e Jugut, por pas uniformës fshihte një jetë të dytë. Gjatë viteve ’70, ai nisi të grabiste banka, ndërsa vazhdonte punën si pjesë e policisë.

Ajo që e bën historinë e tij edhe më të pazakontë është mënyra se si vepronte: Stander kryente grabitje edhe gjatë pushimit të drekës, më pas kthehej në punë dhe merrte pjesë në hetimin e krimit që sapo kishte kryer.

Mes viteve 1977 dhe 1980, ai besohet se grabiti afro 30 banka dhe përfitoi rreth 100 mijë randë apo rreth gjysmëmilioni euro. Përfundimisht u zbulua, u arrestua dhe u dënua me 75 vjet burg, megjithëse një pjesë e dënimeve u vuajtën njëkohësisht.

Por burgu nuk ishte fundi i historisë.

Në vitin 1983, Stander u arratis së bashku me të burgosurin Lee McCall. Më vonë, të dy ndihmuan në arratisjen e Allan Heyl. Treshja formoi atë që mediat e emërtuan “Stander Gang” dhe nisi një seri të re grabitjesh bankash.

Më 19 janar 1984, banda grabiti tri banka në qendër të Johannesburgut për më pak se një orë. Vetëm disa ditë më vonë, McCall u vra gjatë një bastisjeje policore. Heyl u arratis drejt Evropës, ndërsa Stander iku në Shtetet e Bashkuara.

Edhe atje, arratisja e tij nuk zgjati shumë.

Më 13 shkurt 1984, Stander u përball me një polic amerikan dhe gjatë përleshjes për armën e zyrtarit u qëllua. Ai vdiq në vendngjarje, në moshën 37-vjeçare.

Historia e policit që u kthye në grabitës bankash ishte aq e pazakontë sa vite më vonë u shndërrua edhe në film. Në vitin 2003 u publikua filmi “Stander”, me aktorin Thomas Jane në rolin kryesor.

Një karrierë që nisi me uniformën e policit përfundoi me të në arrati dhe nën ndjekjen e policisë – një prej historive më të pazakonta kriminale të Afrikës së Jugut.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.