Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka kërcënuar se Shtetet e Bashkuara do të ndërmarrin veprime të forta ushtarake ndaj Iranit nëse anijet e tyre sulmohen në Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më strategjike të transportit global të energjisë.
Në një intervistë për FOX News, ai theksoi se SHBA disponon kapacitete të avancuara dhe të shpërndara globalisht, të gatshme për t’u përdorur në çdo moment.
“Kemi më shumë armë dhe municione në një nivel shumë më të lartë se sa kishim më parë. Kemi pajisjet më të mira. Kemi baza në të gjithë botën dhe të gjitha janë të pajisura me pajisje. Mund t’i përdorim të gjitha këto gjëra dhe do t’i përdorim, nëse na duhen.”-u shpreh Trump.
Deklaratat vijnë në një kontekst përshkallëzimi të tensioneve në Lindjen e Mesme, pas raportimeve për sulme me raketa dhe dronë të lidhura me Iranin në rajon, përfshirë incidente që kanë ndikuar edhe në trafikun ajror dhe detar.
Sipas Komandës Qendrore të SHBA-së (CENTCOM), forcat amerikane kanë ndërhyrë për të neutralizuar kërcënimet e menjëhershme. Admirali Brad Cooper deklaroi se janë shkatërruar gjashtë mjete të vogla detare iraniane dhe janë kapur raketa dhe dronë të lëshuar nga Teherani. Ai shtoi se forcat iraniane janë paralajmëruar të qëndrojnë larg aseteve ushtarake amerikane, ndërsa operacionet në rajon vijojnë.
Ndërkohë, tensionet janë reflektuar edhe në terren. Në Emiratet e Bashkuara Arabe, autoritetet raportuan sulme me dronë dhe raketa që i atribuohen Iranit, përfshirë një goditje ndaj një kompleksi industrial të naftës në Fujairah, ku shpërtheu një zjarr i madh.
Ministria e Mbrojtjes e Emirateve bëri të ditur se katër raketa u lëshuan nga territori iranian, tre prej të cilave u neutralizuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore, ndërsa një tjetër përfundoi në det pa shkaktuar dëme. Sistemet mbrojtëse ndërhynë gjithashtu për të kapur dronët në hapësirën ajrore.
Autoriteti Kombëtar për Menaxhimin e Emergjencave aktivizoi alarmet për popullsinë, duke sinjalizuar një kërcënim në zhvillim. Në një njoftim të mëvonshëm, autoritetet deklaruan se situata është vënë nën kontroll dhe aktivitetet normale mund të rifillojnë.
Zhvillimet në Gjirin Persik tregojnë një situatë të brishtë sigurie, ku çdo incident rrezikon të ndikojë në stabilitetin rajonal, si dhe në tregjet globale të energjisë dhe transportin ndërkombëtar.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
4 May19:37
Zelensky hedh poshtë propozimin rus për armëpushim njëditor më 9 maj: Nuk është serioz
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka hedhur poshtë si “jo serioz” një propozim për armëpushim njëditor n&eum...
BOTA
4 May19:18
Agravon situata, SHBA fundos 6 mjete lundruese iraniane, intercepton raketa dhe dronë
Përplasjet në Ngushticën e Hormuzit po marrin një dimension të ri ushtarak, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë ndërhyrë...
BOTA
4 May19:04
Nafta mbi 115 dollarë për fuçi, tregjet reagojnë menjëherë ndaj sulmeve në Emirate
Tregjet globale të naftës reaguan menjëherë ndaj përshkallëzimit në Gjirin Persik, duke shtyrë çmimin e naftë...
BOTA
4 May19:04
37-vjeçari vritet me gërshërë për biletat “gërvisht dhe fito”, vajzat përfitojnë 400 mijë euro
Shu Zou dhe Liu Chongbing, menaxherët e një bari në viale Cermenate në Milano, të akuzuar për vrasjen e Eros Di Ronza-s, janë...
BOTA
4 May18:44
Gjyshja i dha të pinte një shishe whiskey, detaje tronditëse nga vdekja e mbesës! Mamaja pa gjithçka
Zbulime rrëqethëse janë bërë gjatë procesit gjyqësor për vdekjen e 4-vjeçares China Record, një ngjarje e nd...
BOTA
4 May18:32
VIDEO/ Momenti kur një aeroplan përplaset me një ndërtesë
Një aeroplan i vogël me një motor është përplasur me një ndërtesë në qytetin e Belo Horizonte, duke shkaktuar ...
BOTA
4 May18:28
Sulmi nga Irani, Emiratet e Bashkuara Arabe raportojnë zjarr të madh në portin e naftës
Një sulm i ri me dronë ka goditur një nga nyjet më të rëndësishme energjetike në Gjirin Persik, duke shkaktuar një ...
BOTA
4 May18:11
Alarm në Gjermani, makina merr përpara turmën e këmbësorëve; disa të vdekur dhe të plagosur
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjermaninë kur një automjet u fut mes këmbësorëve në një nga zonat më t&...
BOTA
4 May17:46
Eksperti i arteve marciale dhunon barbarisht adoleshentin me autizëm. Si nisi sherri
Një nxënës 17-vjeçar i shkollës speciale është shtruar në spital pasi u sulmua dhunshëm mbrëmjen e së s...