BOTA

“Do të ketë mbetur pak nga Irani”/ Trump kërcënon Teheranin me sulme më të forta nëse hakmerret ndaj SHBA-së

Piranjat Përditësimi i fundit 2 September 2026, 07:55

“Do të ketë mbetur pak nga Irani”/ Trump

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Iranin se do të përballet me sulme edhe më të fuqishme nëse Teherani tenton të hakmerret ndaj operacioneve ushtarake të SHBA-së.

Trump tha se forcat amerikane po godasin objektiva iraniane pranë Ngushticës së Hormuzit, ndërsa përjashtoi mundësinë e një marrëveshjeje të re me Teheranin.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump bëri të ditur se sulmet amerikane janë duke u zhvilluar pranë Ngushticës së Hormuzit.

Sipas tij, operacioni vjen pas përpjekjeve të Iranit për të vendosur mina në këtë zonë dhe pas lëshimit të tetë raketave drejt një baze amerikane në Jordani.

“Sulmet janë të përhapura dhe të fuqishme”, shkroi Trump, duke bërë të ditur se raketat iraniane ishin rrëzuar.

Presidenti amerikan paralajmëroi Teheranin se çdo kundërpërgjigje ndaj sulmeve amerikane do të sillte një reagim edhe më të fortë.

“Nëse kombi i dështuar i Iranit hakmerret për këtë sulm plotësisht të justifikuar, ai do të goditet përsëri shumë më fort dhe në një nivel më të lartë”, shkroi Trump.

Në një intervistë për FOX News, ai shkoi më tej duke thënë se Irani mund të shkatërrohet plotësisht nëse konflikti vazhdon.

Trump tha se sulmet ajrore amerikane gjatë pasdites kishin në shënjestër sisteme radari në jugperëndim të Iranit, pranë Ngushticës së Hormuzit.

Sipas tij, këto sisteme po rindërtoheshin.

Në mesazhin e tij, presidenti amerikan përmendi edhe aeroplanmbajtësen USS George Washington, duke thënë se ajo është e pajisur për të vijuar operacionet ushtarake nëse do të jetë e nevojshme.

Trump përjashtoi ndërkohë një marrëveshje të re me Iranin, duke argumentuar se përpjekjet e mëparshme diplomatike nuk kanë dhënë rezultat.

Në fund të postimit, ai e përshkroi operacionin si ende në zhvillim dhe paralajmëroi se pas përfundimit të tij “do të ketë mbetur pak nga Republika Islamike e Iranit”.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?