Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
BOTA

Trump në telashe për sanksionet kundër Gjykatës së Hagës

P
Piranjat13 August 2026, 14:54 · 3 min lexim
Trump në telashe për sanksionet kundër Gjykatës së

Disa OJQ për të drejtat e njeriut kanë ngritur padi kundër Donald Trumpit për sanksionet e vendosura nga administrata e tij ndaj përfaqësuesve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë.

Në shkurt të vitit 2025 administrata amerikane nën drejtimin e Donald Trumpit vendosi sanksione ndaj përfaqësuesve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN) me seli në Hagë të Holandës. Tani disa grupe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ngritën padi kundër presidentit amerikan Donald Trump përveprimet e tij ndaj kësaj gjykate.

Në padinë e dorëzuar në një gjykatë në Nju-Jork thuhet se sanksionet e vendosura nga administrata e Trumpit ndaj përfaqësuesve të gjykatës pengojnë viktimat e krimeve të luftës që të marrin drejtësi.

Ndër sanksionet e qeverisë amerikane kundër përfaqësuesve të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN) bënin pjesë ndalimi i hyrjes në SHBA ndaj disa gjyqtarëve dhe prokurorëve të GJPN-së, si dhe masa për ngrirjen e pasurive të tyre në Shtetet e Bashkuara.

Arsyeja kryesore ishin hetimet dhe urdhër-arrestet e gjykatës kundër zyrtarëve të lartë izraelitë, përfshirë edhe kryeministrin Benjamin Netanjahu, në lidhje me luftën në Rripin e Gazës.

Katër organizatat e të drejtave të njeriut, ndër to edhe Human Rights Watch, kërkojnë në padinë e tyre shfuqizimin e këtyre sanksioneve, duke argumentuar se ato bien ndesh me ligjet, si p.sh. atë për mbrojtjen e lirisë së shprehjes.

SHBA dëshiron të dobësojë Gjykatën Penale Ndërkombëtare

Në padinë prej më shumë se 100 faqesh thuhet: "Ky është një abuzim i paligjshëm me pushtetin, që përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj shtetit të së drejtës, ndaj pavarësisë së gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve, ndaj parimeve themelore të rendit juridik ndërkombëtar dhe ndaj parimit të qasjes së barabartë në drejtësi.”

Sipas padisë sanksionet e vendosura vështirësojnë ndjekjen penale të rasteve të gjenocidit, krimeve të luftës dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut.

Gjykata Penale Ndërkombëtare, e themeluar në vitin 1998, merret që nga viti 2002 me ndjekjen e krimeve si gjenocidi, krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit. Më shumë se 120 shtete e kanë njohur bazën juridike të kësaj gjykate përmes traktatit themelues. Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nuk bëjnë pjesë ndër to.

Muajin e kaluar Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi në një video-mesazh se SHBA do të ushtrojnë presion mbi vende të tjera që të tërhiqen nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.