
Që nga dita e djeshme, 16 imazhe që lidhen me rastin e financuesit të njohur pedofil, Jeffrey Epstein, janë hequr pa shpjegim nga faqja e internetit e Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së.
Mes fotove të hequra, njëra tregon një komodinë në shtëpinë e Epstein, me sirtarin e hapur brenda të cilit dukeshin foto të tjera, përfshirë një të Donald Trump, Melania Trump dhe Ghislaine Maxwell. Një tjetër foto thuhet se tregon presidentin amerikan me vajza të veshura me rroba banje.
12 nga imazhet e zhdukura tregojnë gjithashtu piktura të grave të zhveshura dhe sallonin e famshëm të masazhit, vend ku janë kryer shumica e sulmeve të dyshuara seksuale, shkruan Corriere della Sera.
Demokratët në Komitetin Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve e ripostuan këtë informacion në mediat sociale, duke kërkuar transparencë: “Çfarë tjetër po mbulohet? Publiku amerikan ka të drejtë të dijë.”
Dokumentet ishin pjesë e arkivit që administrata Trump u detyrua ta publikonte sipas ligjit, por për shumë njerëz, publikimi i dytë i dokumenteve u duk zhgënjyes, pasi nuk sqaron lidhjet mes Epstein dhe njerëzve të fuqishëm në Amerikë. Mediave u ka tërhequr vëmendjen mungesa e intervistave kyçe të FBI-së me të mbijetuarit dhe memorandumeve të brendshme mbi akuzat.
“Ndjej sikur Departamenti i Drejtësisë dhe sistemi po na zhgënjejnë përsëri”, thotë Marina Lacerda, e cila ka akuzuar Epsteinin për abuzim seksual në Nju Jork kur ishte vetëm 14 vjeç.
Jeffrey Epstein u arrestua në korrik 2019 për abuzim seksual me fëmijë dhe trafikim. Më 10 gusht të atij viti, ai u gjet i vdekur në qelinë e tij në Qendrën Korrektuese Metropolitan në Nju Jork.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
21 December20:32
Dy tërmete brenda shtatë minutash shkundin Greqinë, ja sa ishte forca e lëkundjeve
Dy tërmete kanë shkundur Greqinë mbrëmjen e sotme në një interval kohor brenda dhjetë minutash. I pari ishte me magnitud&eu...
BOTA
21 December20:19
Motra e viktimës së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, FBI heshti. Zbulohen dosjet
Një dokument i ri i publikuar risjell në dritë mosveprimin e FBI-së ndaj financierit Jeffrey Epstein që në vitin 1996, kur Maria...
BOTA
21 December19:09
Trump paralajmëron masa të ashpra për vitin 2026, pritet goditje masive ndaj emigrantëve
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po përgatit masa dukshëm më të ashpra kundër emigracionit të paligjshëm në vi...
BOTA
21 December18:58
VIDEO/ Erërat e forta përmbysin kamionët njëra pas tjetrës në autostradat në SHBA
Erërat e forta kanë godasin Wyomingun dhe Coloradon në SHBA , duke krijuar probleme serioze në transport. Erërat e forta që arri...
BOTA
21 December18:38
Çmontohet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë në Itali, 3 të arrestuar
Një bandë “skifterësh” shqiptarë është çmontuar nga karabinierët në Itali, teksa ishin kthyer n&eum...
BOTA
21 December17:35
U mbyll në makinë për të fshirë kontaktet në telefon! Shqiptarit në itali pjesë e një rrjeti droge
Një shqiptar 36-vjeçar, banor i qytetit të Salarios, është arrestuar nga policia italiane nën akuzën për drogë....
BOTA
21 December17:00
E rëndë në Itali, shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion, baba i dy fëmijëve! Miqtë: Do na mungojë buzëqeshja e tij!
Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik në Altopascio. Viktima &eu...
BOTA
21 December16:32
E rëndë/ Dy shqiptarë nga Maqedonia e Veriut vdesin në aksident në Serbi
Dy persona kanë humbur jetën në mënyrë tragjike si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor të ndodhur gj...
BOTA
21 December14:18
Pushteti i spiunëve/ Londra nën vëzhgim? The Times: Si Kina po krijon një mega-ambasadë prej 750 milionë paundësh!
Muajin e ardhshëm, Britania e Madhe pritet të japë lejen për Kinën që të ndërtojë një mega-ambasad&e...
BOTA
21 December13:04
Alarmi për konfrontime ushtarake, si “flotat hije” kërcënojnë sanksionet ndaj Rusisë, Iranit dhe Venezuelës
“Flota në hije” e përdorur nga Rusia, Irani dhe Venezuela për të shmangur sanksionet perëndimore dhe për të d&eum...