Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tuchel publikon listën e Anglisë, Jobe Bellingham dhe Josh King marrin ftesën e parë, Palmer e Foden jashtë... “Më rrëmbyen e kërcënuan”/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Në Hënë po më internojnë, nuk heq dorë nga…... Rashford e krahason me Messin, parashikon shtatë Topa të Artë për Lamine Yamal Bujqësia në krizë/ Fermerët në Kallm të Fierit braktisin tokat dhe bagëtitë, prodhimet mbeten pa treg Alarm nga Belgjika/ Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, përmban substancë kimike Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngamcmim se*sual, ndalohet 35-vjeçari Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk... Cristiano Ronaldo largohet nga Portugalia, heshtje totale nga Real Madrid 9 elektricistë humbën jetën në krye të detyrës gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë në punë “Rama të ndalë intimidimin e mediave”/ Partia Demokratike Evropiane: Gazetarët dhunohen nga policia, Shqipë... Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori ‘Më bërtiste pa arsye, kot’, vajza dogji babain me benzinë dhe u nis për punë. Policia e ndalon në derën e ...
BOTA

Droni shpërthen mbi Bullgari/ Mjeti kaloi pa u zbuluar nga dy shtete dhe ra pranë gazsjellësit strategjik

P
Piranjat 8 August 2026, 15:43 · 2 min lexim
Droni shpërthen mbi Bullgari/ Mjeti kaloi pa u zbuluar nga dy shtete dhe ra

Një dron i paidentifikuar shpërthyeu sot në hapësirën ajrore të Bullgarisë, pranë kufirit me Rumaninë.

Sipas autoriteteve, pajisja fluturuese hyri nga territori rumun dhe shpërtheu rreth një kilometër larg një stacioni kompresimi të gazsjellësit Transballkanik, pranë ish-pikës kufitare të Kardamit.

Kryeministri bullgar Rumen Radev deklaroi se zhurma e dronit ishte dëgjuar nga policia kufitare rumune, ndërsa patrullat bullgare regjistruan më pas një shpërthim të fuqishëm. Vendi ku ra droni u identifikua menjëherë dhe nuk u raportuan viktima, dëme në ndërtesa apo në infrastrukturë. Radev pranoi se sistemet e Bullgarisë dhe Rumanisë nuk arritën ta zbulonin dronin gjatë fluturimit në hapësirën ajrore të të dyja vendeve.

Pas incidentit, autoritetet urdhëruan shtimin e mbikëqyrjes në rajon dhe nisën hetimet për të përcaktuar llojin dhe origjinën e mjetit. Zona e Kardamit konsiderohet pjesë strategjike e Korridorit Vertikal të Gazit, i cili transporton gaz të lëngshëm nga Greqia drejt vendeve të Europës Juglindore dhe Qendrore.

Incidenti ndodh pasi Rumania rrëzoi tre dronë në fund të korrikut, të paktën njëri prej të cilëve u identifikua si i tipit “Shahed”, i përdorur nga forcat ruse. Bullgaria dhe Rumania, të dyja vende të NATO-s në Detin e Zi, po përballen me rritjen e incidenteve të lidhura me luftën në Ukrainë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.