Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh
BOTA

“Duhet ta bëjmë këtë hap”, Trump nuk heq dorë nga Groenlanda: Mund të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së

P
Piranjat 1 August 2026, 22:25 · 2 min lexim
“Duhet ta bëjmë këtë hap”, Trump nuk heq

Presidenti amerikan Donald Trump ka rikthyer në vëmendje idenë e marrjes nën kontroll të Groenlandës, duke lënë të kuptohet përmes një serie postimesh në rrjetin e tij social Truth Social dhe deklaratave publike se territori mund të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara.

Gjatë një interviste për Real America’s Voice, Trump u pyet nëse vijon të jetë i interesuar për Groenlandën.

“A po e shikoni ende Groenlandën? Kam parashikuar se para se të largoheni nga detyra, ajo do të jetë nën kontrollin operativ të Shteteve të Bashkuara”, e pyeti moderatori Steve Gruber.

“Po, mendoj se keni të drejtë. Groenlanda është shumë e rëndësishme nga këndvështrimi ynë. Duhet ta bëjmë këtë hap”, u përgjigj Trump.

Në postimin e tij Trump shkruan: Groenlanda mund të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së.

Trump ka shprehur prej kohësh dëshirën që SHBA të marrë kontrollin e Groenlandës, territor gjysmë-autonom i Danimarkës, duke argumentuar se ai ka rëndësi strategjike për mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara.

Edhe pse më herët kishte deklaruar se nuk përjashtonte përdorimin e forcës për ta marrë nën kontroll territorin, më pas ai sqaroi se nuk kishte ndërmend të përdorte forcën ushtarake.

Presidenti amerikan e riktheu çështjen edhe gjatë samitit të NATO-s muajin e kaluar, kur deklaroi se Groenlanda “duhet të jetë nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara, jo të Danimarkës”.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.