Dy viktima nga përmbytjet masive në Virxhinian Perëndimore, dëme të mëdha pas reshjeve intensive

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve të rrufeshme që goditën këtë javë shtetin e Virxhinias Perëndimore në SHBA, bëri të ditur zyra e guvernatorit. Viktimat janë të parat e konfirmuara nga stuhia e së martës, gjatë së cilës meteorologët raportuan reshje deri në 18 centimetra shi në disa zona. Sipas guvernatorit, në një prej rajoneve ranë 11.4 centimetra shi brenda vetëm 37 minutash, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme.
Autoritetet në pjesën veri-qendrore të shtetit e kanë cilësuar situatën si jashtëzakonisht të rëndë, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë automjete të zhytura në ujë në parkingje, përfshirë edhe atë të një supermarketi Walmart në qytetin Weston, ku uji me baltë depërtoi edhe brenda godinës.
Përmbytjet prekën edhe një hotel pranë zonës, ku kati përdhes u mbulua nga uji. Dhjetëra persona u shpëtuan nga automjetet e bllokuara në rrugët e përmbytura. Autoritetet bënë të ditur se në orët e para të emergjencës, ujërat dhe mbeturinat e shumta bllokuan hyrjen në disa zona, duke vështirësuar ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit. Situata mbetet nën monitorim, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë punën për të ndihmuar banorët e prekur.
A guest attempting to leave their hotel in Weston, West Virginia, was surprised to find the lobby inundated by floodwater on Tuesday. https://t.co/DhLmQF3Eol pic.twitter.com/gLWkdfaQDh
— ABC News (@ABC) July 24, 2026
Lexo edhe
BOTA
Sfida e Dubait për rikthimin e turistëve, aplikon skemën: Fiton 800 euro kush sjell një turist, 10.000 aplikime brenda 48 orësh

Një muaj pas tërmeteve në Venezuelë! Mijëra të vdekur, familje të tëra ende kërkojnë të afërmit nën rrënoja

Ukraina godet me dronë Shën Petersburgun, shpërthejnë zjarre në depo dhe objekte biznesi

Ekzekutohet brenda bashkisë kryebashkiaku në Meksikë, autorët hapën zjarr në zyrë

Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme

Trump vendos kusht për marrëveshjen bërthamore me Arabinë Saudite: Njihni Izraelin ose marrëveshja bie

VIDEO/ Rrëshqitja masive e dheut në Kinë shkakton 11 viktima, 50 persona raportohen të zhdukur

Europa në luftë me zjarret: Me mijëra të evakuuar në Francë, Itali e Spanjë





