Avokati i Veliajt: Rama më mori sot në telefon duke fyer dhe kërcënuar
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Plarent Ndreca, avokat i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar në emisionin “Opinion” se kryeministri Edi Rama e ka te...
Vrau shqiptarin dhe e fshehu trupin në pus, 29-vjeçari italian: Jam penduar, nuk doja ta vrisja “Jam penduar, nuk doja ta vrisja. Gjithç...
Partia Demokratike ka kërkuar hetim urgjent për shantazhin mafioz të Edi Ramës ndaj Erion Veliajt, duke deklarua se ky i fundit ësht&eu...
Letra e publikuar sot nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me vizitën e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu në burgun ...
Kryeministri Edi Rama është përballur me pyetje të drejtpërdrejta për korrupsionin në radhët e zyrtarëve të ti...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka propozuar rritje të numrit të gjyqtarëve në vend për të ndihmuar në uljen e stoku...
Tre personat e arrestuar për shpërthimin tragjik në zonën e Plakës, në Athinë, janë lënë në burg të ...
Guardia Civil po heton origjinën e një ngarkese të madhe kokaine, e zbuluar gjatë kësaj fundjave në dy magazina në zonën...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas debatit të krijuar mbi takimin e tij me ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, në bu...
16-vjeçari Arjon Xhezairi ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk arriti t’u mbijetonte plagë...
Pesë persona kanë humbur jetën në një aksident të dyfishtë tragjik në Los Anxhelos, ndërsa një gazetare televizive u detyrua të njoftonte drejtpërdrejt në transmetim vdekjen e kolegëve të saj.
Tragjedia e parë ndodhi pasi një kamionçinë Ford u përplas me një autobus të Metro-s, duke shkaktuar vdekjen e dy personave.
Më pas, një helikopter i NBC-së u rrëzua ndërsa po mbulonte aksidentin tragjik të autobusit, duke shkaktuar vdekjen e tre personave. Policia ka arrestuar tashmë drejtuesin e Ford Expedition të vitit 2004, nën dyshimin për vrasje. Bailee Lynn Rios, 36 vjeç, dyshohet se po drejtonte automjetin në drejtim të kundërt me lëvizjen dhe u përplas me një autobus të Metro-s në Chatsworth.
Sipas policisë, Rios kaloi me semafor të kuq dhe për pak sa nuk goditi një automjet tjetër, përpara se të përplasej me autobusin. Automjeti u përplas me forcë të madhe me autobusin e pasagjerëve dhe përfundoi “pjesërisht brenda” tij, sipas policisë. Shërbimet e emergjencës nxorën me urgjencë të mbijetuarit nga rrënojat, ndërsa thanë se disa prej tyre kishin pësuar “dëmtime nga shtypja”.
Një helikopter i NBC-së u nis me shpejtësi drejt vendngjarjes për të raportuar për aksidentin tragjik, por më pas u rrëzua dhe shkaktoi viktima. Prezantuesja e televizionit, e përlotur, u përpoq të mbante emocionet teksa konfirmoi drejtpërdrejt në transmetim se helikopteri i përkiste televizionit lokal.
Helikopteri NewsChopper4 u përfshi nga një top i madh flakësh të martën në mbrëmje, pas rrëzimit të papritur. Gazetarja e NBC Los Angeles, Eliana Moreno, dhe piloti George Marciniw janë konfirmuar si dy prej viktimave tragjike. Autoritetet besojnë se viktima e tretë ishte një këmbësor që ndodhej në tokë, por kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Një person tjetër u dërgua me urgjencë në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë, thanë autoritetet lokale. Prezantuesja veterane e lajmeve të NBC4, Colleen Williams, u shfaq me lot në sy teksa konfirmoi se helikopteri që ishte rrëzuar i përkiste televizionit lokal. /PiranjatNews/
Ky është momenti tronditës kur një efektiv policie i jep një goditje të fortë në fytyrë një gruaje të pra...
Të paktën 21 persona, mes tyre tetë fëmijë, kanë humbur jetën pasi një ndërtesë e dëmtuar nga lufta u she...
Komandantët e lartë ushtarakë të SHBA-ve, Izraelit dhe disa vendeve arabe janë takuar javën e kaluar në Gjermani për t&e...
Tronditje në Spanjë, pas vdekjes së një burri të pastrehë në Granada, i cili ndërroi jetë nga plagët e marra p...
Të dhënat personale të qindra klientëve evropianë të bankës dixhitale Revolut janë marrë nga hakerë, të c...
E veja e pasur e një prej shpikësve të “Roblox”-it pretendon se është mashtruar për një shumë marramendë...
Mbretëria e Bashkuar e mbështet fuqishëm shtetin e Kosovës dhe ndihet krenare që me aleatët e NATO-s intervenoi më 1999, ka d...
Pamje tronditëse janë publikuar nga një spital në Miami, ku një pacient shihet duke sulmuar brutalisht një infermiere brenda dhom&...
Papa Leoni XIV ka paralajmëruar për rreziqet që mund të sjellë përdorimi gjithnjë e më i madh i inteligjencës artif...
Të paktën 60 persona kanë humbur jetën pas shembjes së një miniere ari në një zonë të largët në veri...