Dy të vdekur dhe katër të plagosur nga zjarri në ishullin pranë Athinës

Dy persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri masiv që ka përfshirë ishullin Salamina, rreth 5 kilometra në perëndim të Athinës.
Zjarri ka nisur rreth orës 15:45 me orën lokale, në zonën e Selinias, dhe brenda pak minutash është përhapur me shpejtësi, duke përfshirë një sipërfaqe me pyje me pisha dhe disa banesa.
Situata ka shkaktuar panik te banorët, të cilët janë përpjekur të largohen nga zona. Lëvizja është vështirësuar ndjeshëm për shkak të numrit të kufizuar të rrugëve, ndërsa autoritetet e Mbrojtjes Civile kanë urdhëruar evakuimin e banorëve.
Në operacionin për shuarjen e flakëve janë angazhuar forca të shumta zjarrfikëse, të mbështetura nga avionë dhe helikopterë. Në ndërhyrje janë përfshirë edhe mjete të ushtrisë, ndërsa situata paraqet rëndësi të veçantë për shkak të pranisë së bazës më të madhe detare të Greqisë në ishull.
Bilanci deri tani është dy viktima dhe katër persona të plagosur. Sipas policisë, viktimat janë dy burra, të moshave rreth 45 deri në 60 vjeç, ndërsa autoritetet po punojnë për identifikimin e tyre.
Lexo edhe
BOTA
Itali, dyshohet se dhunoi për vdekje partneren/ Shqiptari arrestohet në Bari, pritet të merret në pyetje. Autoritetet hetime dhe për të k...

“Ata nuk dinë të krijojnë katër fjali…”/Mësuesi bëhet viral në rrjet, shpërthen në lot për nxënësit!

Fotografimi i varreve të ushtarëve të vrarë po ndiqet penalisht në Rusi

Valë tjetër emigrantësh drejt territorit spanjoll, ndalohen qindra persona pranë Ceutas

Irani: 30 mijë dollarë shpërblim për këdo që kap ose vret një ushtar amerikan

Njihuni me kumbarin e terrorizmit global Karlos Çakalli i cili joshte gratë dhe i shpëtoi policisë për dekada të tëra

As miliardat nuk mjaftojnë/ Klubi elitar i Miamit refuzon Ivanka Trump e Jared Kushner
120 milionë dollarë që prej 2019 që fëmijët të ndryshonin gjininë përmes terapive hormonale në spitalet amerikane





