Dyqani i hodhi në plehra biletën, pak ditë më vonë 46-vjeçarja zbuloi se kishte fituar 12 milionë paund në lotari

Një 46-vjeçare nga Uellsi po përjeton ditë ankthi, pasi pretendon se bileta e saj fituese e lotarisë, me vlerë 12 milionë paund, është hedhur gabimisht në kosh nga një punonjës dyqani.
Kath Main thotë se kuptoi se çmimi i madh i shortit të 6 qershorit nuk ishte tërhequr ende, kur pa se numrat fitues përputheshin me kombinimin që ajo luan prej 20 vitesh.
Sipas saj, bileta ishte dërguar nga nëna e saj në një dyqan për t'u verifikuar, ku punonjësi i kishte thënë se nuk ishte fituese. Duke besuar se nuk kishte asnjë vlerë, bileta u hodh në kosh dhe më vonë mbeturinat u larguan, duke e bërë të pamundur rikuperimin e saj.
"Ndjehem keq gjatë gjithë kohës. Pjesa më e vështirë është të mos dish çfarë do të ndodhë," tha Kath, nënë e dy fëmijëve dhe arkëtare e një klubi regbie.
Ajo shpjegon se është nëna e saj ajo që luan çdo javë të njëjtët numra. Vetëm pasi lexoi në media se çmimi i madh nuk ishte tërhequr, kontrolloi kombinimin dhe kuptoi se përputhej me numrat e saj.
Pas incidentit, Kath kontaktoi operatorin e Lotarisë Kombëtare, duke paraqitur prova, përfshirë faturën e blerjes dhe pamje nga një kamerë sigurie e një biznesi pranë dyqanit, ku shihet nëna e saj duke hyrë për të verifikuar biletën.
Ajo dyshon se mund të ketë pasur një problem teknik me pajisjen e verifikimit, ndërsa operatori i lotarisë nuk e përjashton mundësinë e një gabimi njerëzor, edhe pse e konsideron pak të mundshëm një defekt të aparatit.
Pronari i dyqanit deklaroi se terminali mund të ketë pasur probleme dhe se autoritetet kanë nisur një hetim. Përkohësisht, aktiviteti i lotarisë në atë pikë është pezulluar, ndërsa terminali dhe kartelat e gërvishtjes janë tërhequr deri në përfundim të verifikimeve.
Operatori i Lotarisë Kombëtare ka bërë të ditur se hetimi mund të zgjasë deri në 30 ditë. Sipas rregullave të saj, kjo është e vetmja lotari e madhe që u jep mundësi lojtarëve të kërkojnë çmimin edhe në rast se bileta fituese është humbur, vjedhur ose shkatërruar.
Nëse pretendimi i Kath Main rezulton i vërtetë, ajo thotë se një nga ëndrrat e saj do të ishte të udhëtonte në Zelandën e Re për të ndjekur turneun e regbisë "Lions" në vitin 2029./Përktheu Piranjat News
Lexo edhe
BOTA
Ky shtet në alarm/ Inteligjenca Artificiale ngre hije të forta dyshimi për privatësinë e përdoruesve

Sulmi me bombë ndaj gazetarit italian, Sigfrido Ranucci, miku i tij mohon akuzat: S’kam gisht!

Mbyllet Samiti i NATO-s, Trump ndryshon qëndrim për aleatët në minutën e fundit

Interpoli godet rrjetet ndërkombëtare të mashtrimit, 5,800 persona të arrestuar (FOTO)

Tronditëse/ Ushtari izraelit publikon palestinezin e lidhur dhe gjysmë të zhveshur





