Sulme në Gjirin Persik, ushtria e Iranit shënjestron bazat amerikane

Ushtria e Iranit bën me dije se ka kryer sulme me drone një orë më parë që kanë pasur në shënjestër bazat amerikane në Gjirin Persik.
Sulmet kishin në shënjestër një sistem raketash Patriot në Kuvajt, një vendndodhje antene satelitore për paralajmërim të hershëm në Katar dhe rezervuarë karburanti që i përkisnin ushtrisë amerikane në Bahrein.
Ushtria iraniane tha se përdori “një numër të madh të llojeve të ndryshme të dronëve” në sulme.
Aty thuhej se Forcat e Armatosura të Iranit “nuk do të lejojnë që qëllimet dhe aspiratat e Presidentit budalla të Shteteve të Bashkuara të realizohen në asnjë rrethanë dhe do të mbrojnë idealet e larta të Revolucionit Islamik deri në fitoren përfundimtare”.
Ministria e Shëndetësisë e Iranit thotë se forcat amerikane kanë sulmuar pesë provinca në vend gjatë dy ditëve të fundit, duke vrarë 14 persona dhe duke plagosur 78 të tjerë.
Lexo edhe
BOTA
Nisin lëvizjet pas dorëheqjes së Keir Starmer, Andy Burnham në prag të garës për udhëheqjen e Partisë Laburiste

E pazakontë/ Jetoi 8 vite i fshehur në një pyll kombëtar, por autoritetet zbuluan një “shtëpi sekrete” dhe një mal me mbeturina

Evropa po “piqet”/ Qershori i vitit 2026 ishte më i ngrohti i përjetuar ndonjëherë në Evropën Perëndimore

Dhurata e pazakontë e Erdoganit për udhëheqësit e NATO-s! Starmer nuk mundi ta merrte me vete

Përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme, SHBA-të godasin 90 objektiva në Iran

Tensione dhe sulme në Lindjen e Mesme/ Trump pas samitit në Ankara: Irani kërkon marrëveshje, por nuk di nëse ia vlen…

Trump krahason veten me Leninin: Unë do të isha komunisti më i madh në histori, por komunizmi është katastrofë

NATO rikonfirmon mbështetjen për Ukrainën, 140 miliardë euro ndihmë ushtarake





