Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 12 dhjetor paralajmëroi se po përgatitet për një vizitë zyrtare në Kinë, ku do të shkojë së shpejti.
Ai tha në Nish, në jug të Serbisë, se ka biseduar me ambasadorin e Kinës në Beograd, Li Ming, për përgatitjet për këtë vizitë, raporton agjencia e lajmeve, Beta.
“Për mua kjo do të ketë një rëndësi të jashtëzakonshme dhe të mrekullueshme. I jam mirënjohës presidentit të Kinës, Xi Jinping, për mbështetjen që na ofron në çdo aspekt. Kjo do të jetë një vizitë zyrtare. Kam qenë shumë herë në Kinë, por ato kanë qenë vizita pune, ndërsa kjo do të jetë një vizitë zyrtare”, tha Vuçiq.
Ai theksoi se “Kina është një mike e sinqertë dhe e palëkundur e Serbisë”.
Presidenti i Serbisë u takua më 4 shtator me presidentin kinez, Xi Jinping, në Pekin, dhe atëherë i kërkoi Kinës të ndihmojë Serbinë në fushën e investimeve.
Vuçiq atëbotë zhvilloi një vizitë disaditore në Pekin, ku me ftesë të presidentit kinez mori pjesë në shënimin e 80-vjetorit të fitores në Luftën e Dytë Botërore.
Në korrik 2024 hyri në fuqi marrëveshja për tregti të lirë ndërmjet Serbisë dhe Kinës, e cila parasheh heqjen e tarifave doganore për rreth 20.0000 produkte.
Nga Banka Popullore e Serbisë thanë në muajin prill, se sipas shteteve, investimet më të mëdha të huaja direkte në Serbi, bazuar në të dhënat e disponueshme për vitin 2024, kanë ardhur nga Kina.
Investitorët më të mëdhenj kinezë në Serbi janë kompania Zijin, e cila në vitin 2018 investoi në RTB Bor, si dhe kompania Hestil, e cila bleu Uzinën e Çelikut në Smederevë në vitin 2016.
Për shkak të intensifikimit të bashkëpunimit të Serbisë me Kinën që nga ardhja në pushtet e Partisë Progresive Serbe në vitin 2012, ndaj Beogradit zyrtar disa herë kanë ardhur kritika dhe paralajmërime nga Brukseli dhe Uashingtoni.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
12 December21:44
Lodra seksi, prezervativë dhe Trump i rrethuar nga femra! Dalin fotot e reja nga dosja Epstein
Demokratët në Komitetin Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve publikuan të premten materiale të tje...
BOTA
12 December19:31
Abuzime masive me femra/ Publikohen dosjet e Epsteinit me Bill Clintonin
Demokratët në Dhomën e Përfaqësuesve kanë publikuar të premten disa foto të marra nga prona e autorit të dënua...
BOTA
12 December19:22
Plani i ri i paqes parashikon anëtarësimin e Ukrainës në BE më 2027
Mediat ndërkombëtare, Financial Times dhe AFP, duke u thirrur në burime, raportuan se plani i paqes i propozuar nga Shtetet e Bashkuara për ...
BOTA
12 December19:08
Arrestohet në Iran fituesja e Çmimit Nobel
Forcat e sigurisë iraniane kanë “arrestuar me dhunë” fituesen e Çmimit Nobel për Paqe dhe aktivisten për të dre...
BOTA
12 December18:37
Putin pretendon se e ka pushtuar, Zelensky publikon video nga qytetin ukrainas
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka postuar një video që ai thotë se është regjistruar nga qyteti i vijës së frontit, K...
BOTA
12 December17:47
Ukraina teston projektorë infra të kuq kundër dronëve rusë. Ja çfarë roli kanë ato
Ukraina ka nisur së fundmi testimin e pajisjeve të vogla infra të kuqe, të vendosura mbi dronë, me qëllim pengimin ose verbimin e ...
BOTA
12 December17:06
Bombardime në Odesë, shpërthen anije tregtare pas sulmit me dronë dhe raketa
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur portin e Odesës në Ukrainë pas një sulmi me dronë dhe raketa, që dyshohet s...
BOTA
12 December16:51
Presidenti Donald Trump u shton një kusht të ri të gjithë tifozëve që duan të shkojnë në SHBA për Kupën e Botës!
Një propozim i ri nga administrata Trump do t'u kërkonte vizitorëve në Shtetet e Bashkuara të jepnin të dhën...
BOTA
12 December16:02
SHBA sanksionon nipat e presidentit Maduro dhe disa kompani në Venezuelë
Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj tre nipave të presidentit venezuelian, Nicolas Maduro, në një kohë tensionesh të sht...
BOTA
12 December15:55
VIDEO/ Vepron menjëherë, gruaja heroinë shpëton burrin e dehur që bie mbi shinat e trenit
Një ish-agjente e policisë së Katalonjës në Spanjë dhe dy pasagjerë të tjerë të metrosë s&eum...