
Është një mrekulli e vërtetë!
Një familje nga Philadelphia nuk u besonte syve kur qeni i tyre i dashur u rikthye papritur në jetën e tyre këtë javë – pothuajse 11 vjet nga dita kur u zhduk.
Një hajdut i pamëshirshëm kishte rrëmbyer qenin e tipit terrier — emri i plotë i të cilit është 40Cal, por që thirret Forty — së bashku me një qen tjetër nga oborri i shtëpisë së familjes në zonën Mayfair në maj të vitit 2015, sipas ABC 6.
Qeni tjetër u kthye, por Forty nuk u kthye kurrë në shtëpi. Familja, e cila e kërkoi me dëshpërim për vite me radhë, më në fund humbi shpresën dhe u zhvendos në Luzerne County – por nuk e harroi kurrë anëtarin e tyre të humbur me katër këmbë. Pronarja e tij, Jourdyn, madje kontaktoi kompaninë që kishte prodhuar mikroçipin e Forty-t dy muaj më parë për të përditësuar të dhënat e kontaktit – edhe pse besonte se qeni, tashmë i moshuar, me shumë gjasë kishte vdekur.
Pikërisht për këtë arsye, ACCT Philly — shërbimi i kujdesit dhe kontrollit të kafshëve të qytetit që e gjeti Forty-n, tashmë të moshuar, duke endur rrugëve të shtunën në mbrëmje — arriti t’i kontaktonte dhe t’u jepte lajmin e pabesueshëm.
“Mendova se ishte shaka. Është e jashtëzakonshme dhe nuk mund ta besoj që pas kaq vitesh ai u kthye tek ne,” tha Jourdyn për ABC 6, duke u përpjekur të mbante lotët.
Pronarja “tejet e lumtur” dhe familja e saj udhëtuan për në Filadelfia ditën tjetër dhe u ribashkuan me Forty-n për herë të parë pas më shumë se një dekade.
“Ai është shumë i moshuar dhe do ta marrim në shtëpi me ne që të jetojë jetën më të mirë për pjesën e mbetur të kohës që kemi me të,” tha Jourdyn.
Zyrtarët e shpëtimit të kafshëve theksuan rëndësinë e përditësimit të të dhënave të mikroçipit për kafshët e humbura dhe inkurajuan njerëzit që gjejnë kafshë endacake t’i kontrollojnë për mikroçip para se të supozojnë se nuk kanë një shtëpi.
“Forty ishte qartësisht i mirëmbajtur vitet e fundit, me thonj të prerë dhe shumë i pastër, por ai mund të ishte kthyer tek familja e tij shumë më herët nëse do t’i ishte kontrolluar mikroçipi,” tha një përfaqësues i strehës së kafshëve.
“Të ndihmosh një kafshë në nevojë është për t’u lavdëruar, por njerëzit duhet të kontrollojnë për pronarët para se të vendosin ta mbajnë një kafshë.”/Përktheu Piranjat News
Artikuj te sugjeruar
BOTA
28 March10:59
Si një portret i Abraham Lincoln nga shekulli i 19-të u zbulua më vonë se ishte i rremë
Në shekullin e 19-të, imazhi publik luante një rol të rëndësishëm në politikë, veçanërisht për fig...
BOTA
28 March09:21
DW: Lufta në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin Merz
Donald Trump kritikoi përsëri aleatët e NATO-s për mosdhënien e ndihmës në Ngushticën e Hormuzit, si edhe kancelarin g...
BOTA
28 March09:05
“Irani duhet të hapë Ngushticën e Hormuzit”, Trump i zhgënjyer më NATO-n, kritika dhe për liderët europianë
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se SHBA dhe Irani janë aktualisht në negociata, duke lënë të hapur mundësinë p&eu...
BOTA
28 March08:27
Irani sulm me raketa ndaj bazës amerikane në Arabinë Saudite, plagosen 12 ushtarë
Një sulm me raketa i atribuar Iranit ka lënë të plagosur 12 ushtarë amerikanë, dy prej të cilëve në gjendje t&eum...
BOTA
27 March23:38
Pse u zgjodh JD Vance për të negociuar paqen me Iranin
Në korridoret e pushtetit në Uashington, një figurë po merr gradualisht peshën e një misioni që mund të përcaktoj&e...
BOTA
27 March23:32
Ministri Araghchi: Irani do të kërkojë një çmim të rëndë për krimet izraelite
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi dënoi sulmet izraelite të regjistruara të premten ndaj objekteve bërthamore në vend, d...
BOTA
27 March23:22
Erdogan: Çmimin e luftës së panevojshme po e paguan gjithë njerëzimi
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të premten se çmimi i “luftës së pakuptimtë, të paligjshme dhe t...
BOTA
27 March23:13
Burri xheloz ndaj djalit të Donald Trump dënohet me burg! Çfarë ndodhi
Një shtetas rus i dënuar për sulmin ndaj një gruaje, një ngjarje që u dëshmua nga djali më i vogël i Donald Trump, ...
BOTA
27 March22:57
EMRI+ FOTO/ Abuzoi seksualisht me një 12-vjeçare, dënohet me 15 vite burg emigranti afgan në Britani
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britani, ku një emigrant afgan ka përdhunuar një 12-vjeçare në qytetin e Newnin...
BOTA
27 March22:21
Dronë, martirë dhe mina/ Pse zbarkimi i marinsave amerikanë në Iran është i rrezikshëm
Skenari i luftës në Lindjen e Mesme po bëhet gjithnjë e më i errët, ndërsa rritet mundësia e një ndërhyrjeje t...