E pazakontë/ Çanta me 700 mijë euro del në breg të detit, pushuesit mbushin xhepat

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në plazhin Marina di Ragusa në Siçili. Mediat italiane kanë publikuar një video ku shfaqen qindra mijëra euro që kishin përfunduar në det dhe që më pas u nxorën në breg nga dallgët. Pushuesit mbetën të habitur kur panë pako me kartëmonedha që notonin në ujë.
Sipas autoriteteve italiane, gjithçka nisi kur një skaf i vogël mbeti pa karburant pranë portit të Marina di Ragusa. Në bord ndodheshin katër persona. Dy prej tyre zbritën për të siguruar karburant, ndërsa një burrë dhe një i mitur mbetën në mjet, i cili u shty nga rrymat detare drejt bregut.
Pushuesit njoftuan rojën bregdetare, duke menduar se skafi ishte në rrezik të fundosej. Por sapo mjeti i rojës bregdetare iu afrua për t’i ndihmuar, dy personat që ndodheshin në skaf nisën të hidhnin në det dhjetëra pako të mbushura me kartëmonedha.
Rrymat i sollën pakot deri në plazh, ku pushuesit nxituan t’i merrnin. Pak më vonë, në vendngjarje mbërritën policia, karabinierët dhe efektivët e policisë financiare, të cilët rrethuan zonën, sekuestruan paratë dhe identifikuan persona që kishin marrë një pjesë të tyre.
Autoritetet njoftuan se kanë sekuestruar afro 700 mijë euro, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që një pjesë e shumës të mos jetë gjetur ende. Skafi u sekuestrua dhe u dërgua në port për ekzaminim, ndërsa tre persona u arrestuan në kuadër të hetimeve. Në bord ndodhej edhe një i mitur, i cili sipas të dhënave paraprake nuk kishte lidhje familjare me të arrestuarit. Hetuesit po verifikojnë nëse paratë lidhen me aktivitete të krimit të organizuar dhe pastrim parash.
Lexo edhe
BOTA
Rusia konfiskon 123 prona të Dëshmitarëve të Jehovait dhe ia kalon shtetit

Tragjedi në Himalaje/ Humb jetën Nirmal Purja. Alpinisti i rekordeve, mes viktimave të ortekut

Naftë, raketa dhe satelitë/ Miqësia Kinë-Iran prej 400 miliardë dollarë

Spanja akuzon disa vende të BE-së për reagim “egoist” ndaj krizës në Ceuta

Tmerr në Beograd, 28-vjeçarja gjendet e vdekur në valixhe. Detaje të rënda nga krimi i të riut

Politika e Spanjës për emigrantët, 22 udhëheqës të BE letër Presidentes së Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian

U sulmua nga dronët ukrainas, mbytet anija ruse në Detin e Zi

Thellohet tragjedia në Ceuta, shkon në 84 numri i viktimave të krizës së emigracionit





