E rëndë/ Burri vret gruan pas dyshimeve për tradhti, më pas i nis pamje prindërve të 23-vjeçares

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Indinë, ku një 23-vjeçare dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj pas konflikteve të vazhdueshme në çift dhe dyshimeve për tradhti. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Galagali, në distriktin Bagalkot të Karnataka-s, ku Bhagyasri Jigalur u gjet e pajetë në banesën e saj.
Sipas policisë, bashkëshorti i saj, Pravin Jigalur, dyshohet se e ka sulmuar fillimisht me një objekt druri dhe më pas e ka varur.
Autoritetet bëjnë me dije se i dyshuari dyshohet se ka regjistruar me telefon momentet e fundit të jetës së gruas së tij dhe videon ua ka dërguar disa personave, përfshirë edhe prindërit e viktimës. Më tej, ai dyshohet se ka kryer edhe një videotelefonatë me ta, duke i bërë dëshmitarë të ngjarjes tragjike.
Sipas hetimeve paraprake, çifti kishte pasur probleme të vazhdueshme në marrëdhënien e tyre. 23-vjeçarja ishte larguar nga banesa e përbashkët rreth dy muaj më parë dhe kishte shkuar të jetonte me prindërit, por dyshohet se ishte kthyer pas premtimeve të bashkëshortit për përmirësimin e marrëdhënies. Policia dyshon se krimi ka ndodhur pikërisht natën kur gruaja ishte rikthyer në banesë. Pas mbërritjes në vendngjarje, efektivët arrestuan Pravin Jigalur dhe nisën hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje dhe reagime të forta në komunitet, ndërsa autoritetet vijojnë procedurat ligjore ndaj të dyshuarit.
Lexo edhe
BOTA
Krim brenda familjes në SHBA/ 47-vjeçari vret gruan dhe gjashtë fëmijët e tij, i vë flakën banesës dhe më pas vetëvritet

“Ku ta vrasim Melania-n”, zbulohen skenarët për eliminimin e Zonjës së Parë të SHBA

E rëndë! Zbulohen trupat e 5 foshnjave në kuti kartoni brenda një apartamenti në Francë

Arrestohet ish-kryebashkiaku, dyshohet se financonte një nga bandat më të fuqishme kriminale të Ekuadorit

Influencerja kolumbiane ekzekutohet në mes të rrugës, po priste të kalonte semaforin kur i hapën zjarr

Kroacia bllokon Malin e Zi në Kapitullin e 31 për rrugën drejt BE-së, zbulohet arsyeja e vetos së Zagrebit

Zbulohet laborator droge brenda një apartamenti në Itali, vihen në pranga dy shqiptarë, sekuestrohen 15 kg kokainë

Skandali/ Sekuestrohen mbi 6 ton produkte mishi në Greqi, të papërshtatshme për konsum





