E rëndë! Zbulohen trupat e 5 foshnjave në kuti kartoni brenda një apartamenti në Francë

Një ngjarje tronditëse ka tronditur Francën, pasi policia zbuloi trupat e pesë foshnjave të vdekura, të fshehura në kuti kartoni brenda një apartamenti në qytetin Orange, në juglindje të vendit. Zbulimi u bë vetëm një ditë pasi gruaja 32-vjeçare që banonte në atë banesë solli në jetë një foshnjë të shëndetshme.
Sipas Prokurorisë së Carpentras, ishte partneri i gruas ai që njoftoi autoritetet. I shqetësuar pasi kishte mësuar shumë vonë për shtatzëninë e saj, ai kontrolloi apartamentin dhe gjeti mbetje që dyshonte se ishin njerëzore. Menjëherë pas kësaj, ai kontaktoi spitalin e Orange, i cili vuri në dijeni policinë.
Gjatë kontrollit të banesës, hetuesit gjetën eshtrat e katër foshnjave dhe trupin e një tjetër foshnje në gjendje dekompozimi. Sipas mjekut ligjor, dyshohet se të gjitha mbetjet u përkasin pesë të porsalindurve. Trupat do t’i nënshtrohen autopsisë, ndërsa analizat laboratorike do të ndihmojnë në përcaktimin e identitetit, kohës dhe shkakut të vdekjes.
Nëna, gjithashtu 32 vjeçe, ndodhet ende në spital pas lindjes dhe deri tani nuk është marrë në pyetje nga hetuesit.
Çifti ka edhe dy fëmijë të tjerë, 8 dhe 9 vjeç, dhe jetonte prej rreth dy vitesh në apartamentin ku u zbuluan mbetjet. Fqinjët i përshkruajnë si një familje të qetë dhe thanë se nuk kishin vënë re asgjë të pazakontë.
Lexo edhe
BOTA
Arrestohet ish-kryebashkiaku, dyshohet se financonte një nga bandat më të fuqishme kriminale të Ekuadorit

Influencerja kolumbiane ekzekutohet në mes të rrugës, po priste të kalonte semaforin kur i hapën zjarr

Kroacia bllokon Malin e Zi në Kapitullin e 31 për rrugën drejt BE-së, zbulohet arsyeja e vetos së Zagrebit

Zbulohet laborator droge brenda një apartamenti në Itali, vihen në pranga dy shqiptarë, sekuestrohen 15 kg kokainë

Skandali/ Sekuestrohen mbi 6 ton produkte mishi në Greqi, të papërshtatshme për konsum

BE shpreh shqetësim për ndalimin e hyrjes së gazetarëve mes Serbisë dhe Malit të Zi

Japonia goditet nga një tërmet i fortë, sa ishte magnituda

Gjermani, gjithnjë e më shumë njerëz ndryshojnë punë





