Sulme të fuqishme izraelite në Gaza, kapet një komandant i Hamasit

Forcat izraelite kanë kryer sulme të fuqishme ajrore në Gaza, ndërsa sipas raportimeve, operacioni mund të ketë qenë në mbështetje të një milicie palestineze të mbështetur nga Izraeli, e cila ka zhvilluar një bastisje kundër Hamasit.
Sipas mediave të lidhura me Hamasin, një forcë speciale izraelite ka tentuar të zhvillojë një operacion për kapjen ose eliminimin e një figure të rëndësishme të Hamasit, por misioni dyshohet se ka dështuar, pasi forcat e sigurisë së Hamasit e kanë penguar ndërhyrjen.
Faqja “Al-Majd al-Amni”, e lidhur me Hamasin, pretendon se një forcë speciale izraelite tentoi të kryente një operacion kundër një figure të “rezistencës”, por se forcat e sigurisë së Hamasit e penguan misionin.
Një tjetër media e lidhur me Hamasin, “Al-Quds al-Ikhbariya”, pretendon se gjatë operacionit pjesëtarë të Hamasit tentuan të kapnin anëtarë të një force speciale izraelite, por ndërhyrja ajrore izraelite i pengoi.
Megjithatë, raportime të tjera sugjerojnë se në operacion nuk kanë marrë pjesë drejtpërdrejt trupa izraelite, por një milici palestineze e mbështetur nga Izraeli, e cila ka vepruar në Gaza me mbështetje ajrore izraelite.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, konfirmoi se një pjesëtar i lartë i Hamasit ishte kapur pak më parë, duke deklaruar se aktiviteti i forcave izraelite në Gaza po vijon. “Pak kohë më parë u arrestua një terrorist i rangut të lartë të Hamasit. Kjo është politika jonë: nuk presim kërcënimet, por ndjekim terroristët e Hamasit, i neutralizojmë dhe shkatërrojmë infrastrukturën e tyre terroriste”, tha Katz.
Ministri nuk dha detaje mbi identitetin e personit të kapur dhe as nuk sqaroi nëse arrestimi u krye nga forcat izraelite apo nga milicia palestineze e mbështetur prej Izraelit.
Lexo edhe
BOTA
Ekzekutoi tre të rinj në Malin e Zi dhe u arratis, autori rus vret veten

“Na pëlqen të shkojmë mirë me të gjithë”/ Trump sfidon evropianët dhe mirëpret delegacionin rus në takimin e G20

Kryeministri i ri britanik paraqitet në parlament, sfida e parë mbipopullimi në burgje

Nga gazi rus te megavatët e gjelbër kinezë: A rrezikon Serbia një varësi të re energjetike?

I konsideruar “njeriu i dronëve” të Trump, jep dorëheqjen Sekretari i Ushtrisë së SHBA-ve





