Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Veliaj zbardh bisedën me Toni Gogun: Jo këtu, po në Spaç të më çoni 100 vjet nuk më përkulni dot. Ta harroj... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ... Vrau babanë në bashkëpunim me nënën/ Kush është Gaz Fiku “Kjo është një katastrofë”/ Republikanët e zemëruar fajësojnë Trumpin për humbjen shkatërruese Kush janë katër shqiptarët në zgjedhjet amerikane, vetëm njëri është në avantazh Tragjedi në Bulqizë gjatë gjuetisë! Zbardhen detajet, 29-vjeçari qëllohet për vdekje me armë gjahu! Shoqëro... Protestat kundër Ramës, Kos: Qeveria duhet të ndryshojë ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Investimet Strateg... Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë ​Rodri humb duelin ndaj Atletico Madridit Studentët mbushin korridoret e Ekonomikut, thirrje në kor: 'Erdhën studentët', 'Bojkoto dhe protesto'! Studentët e Politeknikut dhe Ekonomikut i bashkohen protestës, priten me duartrokitje nga të rinjtë para Mi...
BOTA

E trishtë/ Hynë në operacionin 15-orësh, fund tragjik për binjaket e ngjitura

P
Piranjat21 August 2026, 23:45 · 1 min lexim
E trishtë/ Hynë në operacionin 15-orësh, fund tragjik

Binjaket e bashkuara në kokë, Heloisa dhe Helena, kanë humbur jetën tragjikisht në moshën dy vjeç e shtatë muaj, pas një operacioni kompleks 15-orësh për ndarjen e tyre.

Vajzat nga Brazili kishin kaluar më herët nëpër katër ndërhyrje kirurgjikale, në përgatitje për operacionin përfundimtar. Në ndërhyrjen e fundit morën pjesë më shumë se 50 profesionistë mjekësorë dhe staf mbështetës.

Operacioni u krye në Hospital das Clínicas në Ribeirao Preto. Mjekët thanë se gjatë ndërhyrjes binjaket pësuan paqëndrueshmëri hemodinamike, me ndryshime të rrezikshme të presionit të gjakut, raporton Mirror.

Edhe pse mjekët arritën t’i ndanin plotësisht, gjendja e tyre u përkeqësua pas operacionit.

Helena pësoi arrest kardiorespirator në orën 23:12 dhe, pas 25 minutash reanimimi, u shpall e vdekur në 23:37. Ndërsa ekipi ende po përpiqej ta rikthente atë, Heloisa pësoi arrest kardiak në 23:26. Edhe ajo u reanimua për 25 minuta, por u shpall e vdekur në 23:51.

Kirurgu plastik Jayme Farina Junior, një nga mjekët që koordinoi ekipin, tha se trupat e vajzave ishin veçanërisht të brishtë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.