BOTA

E veja e biznesmenit të pasur padit burrin eskortë për 10 milionë dollarë

Piranjat Përditësimi i fundit 16 September 2026, 18:59
E veja e biznesmenit të pasur padit burrin eskortë për 10

E veja e pasur e një prej shpikësve të “Roblox”-it pretendon se është mashtruar për një shumë marramendëse prej 6 milionë dollarësh nga një eskortë mashkull, sipas një padie të re tronditëse.

Marianne Flippo, 49 vjeç, pretendon se Gregg Starr, një zhigolo me sy të ftohtë dhe flokë të argjendtë, e manipuloi duke i deklaruar dashurinë e tij dhe duke i thënë se e vetmja mënyrë që ata të mund të ishin bashkë ishte që ajo të shlyente kontratën e tij prej 10 milionë dollarësh me një agjenci famëkeqe eskortash.

“Fatkeqësisht, nuk isha në gjendje dhe nuk isha mjaftueshëm e kujdesshme për të kuptuar se këto deklarata ishin të rreme, por, meqë e doja dhe i besoja Starr-it, u mbështeta tek ajo që ai më tha”, shkroi Flippo në një kërkesë të paraqitur të hënën në Gjykatën Supreme të Manhatanit. “Tani e kuptoj se kam qenë e pamatur.”

Flippo, e pikëlluar dhe që vuan nga një gjendje e rëndë mjekësore gjenetike, u njoh me Starr, 38 vjeç, përmes Cowboys 4 Angels, një agjenci që ofron “shoqërues meshkuj të nivelit të lartë për gra”.

Por lidhja e tyre e pazakontë e dashurisë u përkeqësua, pretendon Flippo, kur Starr dhe një tjetër punonjës i shërbimit të eskortave dyshohet se e detyruan të nënshkruante një marrëveshje për ta ndihmuar atë të shkëputej nga kontrata e tij, pasi e kishin nxitur të konsumonte disa gota alkool ndërkohë që ajo po merrte një medikament të ri, thuhet në dokumentet e gjykatës.

Në kohën kur një avokat i Flippo-s zbuloi skemën e hapur të mashtrimit, ajo — “nën kontrollin e Starr-it” — i kishte transferuar tashmë atij gati 6 milionë dollarë, ndërsa kërkonte edhe 4 milionë dollarët e mbetur, thuhet në dokumentet e gjykatës.

“Tek tani ajo e kupton se ka qenë viktimë e një mashtrimi të lig,” tha avokati i saj Larry Hutcher, nga firma ligjore e Nju Jorkut Davidoff Hutcher & Citron.

Hutcher, në një kërkesë drejtuar gjykatës, i kërkoi një gjyqtari të ndërhynte, pasi Starr tani dyshohet se ka nisur një fushatë të shfrenuar shpenzimesh për të “shpërdoruar fondet e vjedhura”.

 “Tani e kuptoj se kam qenë viktimë e një skeme të tmerrshme nga Starr, i cili është një sociopat që nuk ka asnjë ndërgjegje”, pretendoi Flippo në një deklaratë të depozituar në gjykatë.

Padia prej 18 faqesh, së bashku me një sërë dokumentesh të tjera të paraqitura në gjykatë, rrëfen një histori të jashtëzakonshme tradhtie dhe dëshpërimi, e cila nisi pak kohë pas vdekjes së papritur të bashkëshortit dhe të dashurit të saj të përjetshëm, Chad Flippo, dy vjet më parë.

Chad Flippo ishte programues kompjuterësh dhe krijoi e patentoi programe të rëndësishme për lojën jashtëzakonisht të suksesshme online “Roblox” — duke grumbulluar një pasuri të konsiderueshme.

“Ai ia doli shumë mirë”, tha Hutcher, duke refuzuar të bëjë të ditur shumën e saktë. Çifti kishin qenë “të dashuruar” që kur Marianne Flippo ishte 13 vjeçe dhe kishin tre fëmijë gjatë 28 viteve të martesës.

Por Chad Flippo i dha fund jetës më 5 gusht 2024, duke e lënë Marianne të shkatërruar emocionalisht dhe të vetmuar.

Disa muaj më vonë, e veja e pikëlluar kishte nevojë të udhëtonte në Itali për të marrë një ilaç që ishte bërë i rrallë për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, por ajo nuk fliste italisht dhe kërkoi një shoqërues.

Një mik i bashkëshortit të saj të ndjerë i sugjeroi të kontaktonte "Cowboys 4 Angels", ku ajo punësoi Starr për ta shoqëruar gjatë udhëtimit, kundrejt shumës prej 27 mijë dollarësh.

Kompania është ndoshta më e njohur, ose famëkeqe, si një agjenci eskortash meshkujsh, të cilës Sean “Diddy” Combs dyshohet se iu drejtua për “freak-offs” – festa seksuale të shfrenuara, të shoqëruara me përdorim droge.

Flippo pretendon se nuk e kishte kuptuar se bëhej fjalë për një agjenci eskortash, pasi gjatë udhëtimit në Itali kaloi kohë duke biseduar me shoqëruesin e saj, duke e njohur më nga afër, ndërsa i tregoi edhe për pasurinë e lënë nga bashkëshorti i ndjerë.

Pas udhëtimit, të dy vazhduan të takoheshin herë pas here dhe, në dhjetor, Starr u transferua në apartamentin e Flippos në Nju Jork. Sipas padisë, ai e bindi atë të paguante më shumë se 450 mijë dollarë vetëm për ta mbajtur atë “ekskluzivisht” për vete.

Por ajo që dukej si një histori përrallore mori një kthesë gjatë një udhëtimi në Atlanta në fillim të këtij viti, ndërsa Flippo po merrte medikamente të forta pas një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Ajo pretendon se Starr dhe një ndërmjetës i "Cowboys 4 Angels" i dhanë disa “gota” alkooli dhe e vunë në një situatë ku nuk mund të largohej nga dhoma e saj në hotelin "Four Seasons", derisa ajo firmosi një marrëveshje marramendëse prej 10 milionë dollarësh, të quajtur “Exit Agreement”, për ta nxjerrë eskortën nga kontrata e tij, sipas padisë. /PiranjatNews/

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?