Ekzekutohet brenda bashkisë kryebashkiaku në Meksikë, autorët hapën zjarr në zyrë

Kryebashkiaku i Temoacit në shtetin Morelos të Meksikës, Valentin Lavigne, është vrarë nga persona të armatosur që hynë në godinën e bashkisë dhe hapën zjarr ndaj tij. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet shtetërore, të cilat kanë nisur një hetim për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sipas mediave lokale, Lavigne kishte qenë objekt i një atentati edhe në janar të këtij viti, por kishte arritur t’i shpëtonte sulmit. Deri më tani nuk ka informacione zyrtare mbi motivet e vrasjes apo identitetin e autorëve.
Ngjarja ka rikthyer vëmendjen te klima e pasigurisë që përjetojnë zyrtarët vendorë në Meksikë, veçanërisht në shtetin Morelos, ku aktiviteti i grupeve kriminale dhe i trafikut të drogës ka prodhuar prej vitesh nivele të larta dhune.
Që nga viti 2006, dhjetëra politikanë dhe funksionarë lokalë janë bërë objekt sulmesh vdekjeprurëse në vend.
Lexo edhe
BOTA
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme

Trump vendos kusht për marrëveshjen bërthamore me Arabinë Saudite: Njihni Izraelin ose marrëveshja bie

VIDEO/ Rrëshqitja masive e dheut në Kinë shkakton 11 viktima, 50 persona raportohen të zhdukur

Europa në luftë me zjarret: Me mijëra të evakuuar në Francë, Itali e Spanjë

Britania shqyrton goditjen tregtare ndaj Izraelit/ Në fokus marrëveshja preferenciale pas situatës në Gaza

Reuters: Sulmet e Iranit ndaj objekteve të CIA-s ngrenë pyetje rreth rolit të Rusisë

Mali i Zi ul përkohësisht akcizën e karburanteve, bie çmimi i naftës dhe benzinës

I përmendur mbi 2 mijë herë në dosje, gjendet i vdekur rekrutuesi i modës që i siguronte femra Epsteinit





