Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“O Muçi, tu bëftë Bardha kurban!”/ Inspektori viral i Sarandës "bëhet" asistent virtual i Tatimeve, por a i... “Jemi policia!”/ Mashtruan dy të moshuara dhe u grabitën 60 mijë euro dhe bizhuteritë, si funksiononte grup... Alarm nga Brukseli për sigurinë ushqimore në Shqipëri/ Probleme me AKU-në dhe rrezik korrupsioni Protesta vijon, Rama përsërit ftesën për dialog ndaj studentëve dhe pedagogëve 36 vite pas diktaturës komuniste, Hungaria hap “dosjet e agjentëve”, DW: Lustracion i vonuar Shpërthimi i fuqishëm në Elbasan, gjendet nën rrënoja viktima e dytë Shpërthimi në Elbasan, vijon operacioni i kërkimit të 69-vjeçarit në rrënojat e pallatit Kthjellime dhe vranësira kalimtare, ja si do të jetë moti sot në vend KLSH “ngel në klasë” Bashkinë Vlorë, realizoi vetëm 29% të planit të investimeve në vitin 2025 Horoskopi/ Kujdes! Jo çdo gjë do shkojë sipas parashikimeve për këto dy shenja Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi
BOTA

“El Nino” pritet të arrijë kulmin, viti 2027 mund të jetë më i nxehti në histori

P
Piranjat18 August 2026, 18:59 · 2 min lexim
“El Nino” pritet të arrijë kulmin, viti 2027 mund të

 Fenomeni “El Nino” pritet të arrijë kulmin në fund të vjeshtës ose në fillim të dimrit, ndërsa ka rreth 70% gjasa të shndërrohet në episodin më të fuqishëm të regjistruar që nga viti 1950, sipas parashikimeve të Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike të SHBA-së (NOAA).

Sipas parashikimit më të fundit të agjencisë amerikane, kushtet e El Nino po përforcohen me shpejtësi dhe fenomeni mund të arrijë përmasa rekord.

Ekspertët vlerësojnë se ky episod mund të jetë edhe më i fortë se i ashtuquajturi “Super El Nino” i viteve 1982-1983.

Shkencëtarët paralajmërojnë se kombinimi i ‘El Nino” me efektet e ngrohjes globale mund të sjellë temperatura edhe më të larta, duke përkeqësuar valët e të nxehtit dhe duke rritur intensitetin e disa fenomeneve ekstreme të motit.

Për shkak të fuqisë së pritshme të këtij fenomeni, viti 2027 konsiderohet një kandidat i fortë për të thyer rekordin si viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë.

Megjithatë, edhe viti 2026 mund të regjistrojë temperatura rekord dhe potencialisht të thyejë rekordin aktual.

Çfarë janë “El Nino” dhe “La Nina”?

El Nino është një fenomen klimatik që lidhet me ngrohjen e pazakontë të ujërave të Oqeanit Paqësor dhe mund të ndikojë në temperaturat dhe modelet e motit në shumë pjesë të botës.

Në të kundërt, La Nina shoqërohet me temperatura më të ulëta dhe përfaqëson fazën e kundërt të këtij cikli klimatik.

Periudhat mes El Nino-s dhe La Nina-s konsiderohen faza neutrale, gjatë të cilave mbizotërojnë modele më tipike të motit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.