Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit
Protestuesit kanë mbërritur përpara godinës së Ministrisë së Arsimit, ku po vijojnë tubimin e tyre. Situata në zon...
Protestuesit kanë mbërritur përpara godinës së Ministrisë së Arsimit, ku po vijojnë tubimin e tyre. Situata në zon...
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike, u shqyrtua projektligji “Për buxh...
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar përplasjet mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj. I ftuar në emisionin “Minuta e Par&e...
Marshimi i studentëve vijon në rrugët e Tiranës. Pasi u ndalën te Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit për t&rsquo...
Një aksident rrugor është regjistruar në autostradën Rrogozhinë-Lushnjë, ku janë përfshirë dy automjete, nj&e...
Ka ndërruar jetë avokati Saimir Vishaj. Ai ishte prej disa ditësh i shtruar në Spitalin e Traumës, ku ndodhej i intubuar, pas dëmt...
Kryeministri Edi Rama, në një intervistë me gazetaren Maria Tadeo në kuadër të Euronews Enlargement Summit, foli për rrug&eum...
Kastriot Selita është parë në ambientet e gjykatës, ndërsa, siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Vlora Hysen...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po ndërmerr veprime ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj nga frika se m...
Studentët nuk e kanë ndalur protestën e tyre në Tiranë. Të rinjtë kanë vijuar marshimin nëpër universitetet e...
Një nga vrasjet më të pazakonta politike të Luftës së Ftohtë ndodhi në Londër më 7 shtator 1978, kur shkrimtari dhe disidenti bullgar Georgi Markov u sulmua me një çadër, në një atentat që dyshohet se lidhej me shërbimet sekrete bullgare dhe sovjetike.
Markov, 49 vjeç, po priste autobusin në urën Waterloo kur ndjeu një shpim në kofshë. Pas tij, një burrë kërkoi falje dhe u largua me një çadër. Katër ditë më vonë, Markov vdiq në spital. Fillimisht mjekët dyshuan për helmim të gjakut, por hetimet zbuluan një tjetër skenar.
Në trupin e tij u gjet një sferë e vogël metalike, jo më e madhe se koka e një gjilpëre, me katër vrima mikroskopike. Ekspertët britanikë dyshuan se ajo kishte shërbyer për të transportuar një sasi vdekjeprurëse ricine.
Rasti u bë edhe më i pazakontë pasi u zbulua se një tjetër disident bullgar, Vladimir Kostov, ishte sulmuar në Paris vetëm 10 ditë më parë. Kostov kishte ndier një dhimbje të fortë në shpinë dhe më vonë mjekët gjetën një sferë metalike të ngjashme me atë të zbuluar te Markov. Sipas analizave, ai kishte mbijetuar pasi sfera kishte përmbajtur një sasi më të vogël të toksinës.
Markov ishte arratisur nga Bullgaria komuniste në vitin 1969 dhe ishte vendosur në Mbretërinë e Bashkuar, ku punonte për BBC-në dhe Radio Evropën e Lirë. Në transmetimet e tij ai kritikonte hapur regjimin e Todor Zhivkovit, duke folur për korrupsionin, nepotizmin dhe mënyrën e funksionimit të elitës politike bullgare.
Familjarët e tij treguan më vonë se Markov ishte paralajmëruar për një komplot kundër tij. Vëllai i tij, Nikola, tha se kishte marrë një telefonatë në vitin 1977 nga një person anonim, i cili i kishte thënë se ishte marrë vendimi për eliminimin e Georgit dhe se një helm ishte sjellë tashmë në Evropën Perëndimore.
Hetimet britanike çuan në dyshime për përfshirjen e shërbimeve sekrete bullgare dhe sovjetike. Ish-oficerë të shërbimeve sekrete deklaruan për BBC-në se një operacion i tillë do të kërkonte një nivel të lartë organizimi dhe teknologjie.
Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, u bë e ditur se KGB-ja kishte zhvilluar një mekanizëm të posaçëm në formën e një çadre, i aftë për të injektuar sfera të vogla me ricinë në trupin e viktimës. Dy ish-oficerë të KGB-së deklaruan gjithashtu se shërbimi sovjetik kishte ndihmuar në këtë lloj operacioni.
Megjithatë, vrasja e Georgi Markovit nuk është zbardhur përfundimisht. Askush nuk është akuzuar për atentatin dhe autoritetet bullgare e mbyllën çështjen në vitin 2013 për shkak të mungesës së të dyshuarve. Në Mbretërinë e Bashkuar, hetimi mbetet i hapur.
Rasti i Markovit ka mbetur një prej episodeve më misterioze të Luftës së Ftohtë, ndërsa “çadra e helmuar” është kthyer në simbol të atentateve sekrete ndaj kundërshtarëve politikë jashtë kufijve të vendeve të tyre.
Ku ndodhet Bab el-Mandeb? Ngushtica e Bab el-Mandeb ndodhet midis Jemenit, në Gadishullin Arabik, dhe brigjeve afrikane të Xhibutit dhe Eritresë...
Kancelari gjerman Friedrich Merz përballet me rrezikun e largimit nga posti që këtë fundjavë, vetëm 16 muaj pasi mori detyrën...
Italia ka aktivizuar Marinën Ushtarake për të përgatitur masat e nevojshme për mbrojtjen e anijeve italiane që kalojnë në...
Një mision i pavarur faktmbledhës i mandatuar nga Kombet e Bashkuara ka arritur në përfundimin se ekzistojnë “baza të arsyes...
Presidenti Donald Trump i tha Axios të enjten se së shpejti do të marrë një “vendim të madh” lidhur me mënyrë...
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan pritet të kërkojë një mandat të ri presidencial në zgjedhjet e parakohshme në Turqi, t&e...
Koreja e Veriut ka qenë një nga mbështetëset më të forta të Rusisë që kur ajo nisi pushtimin e plotë të U...
Prokurorët në Portugali kanë hapur një hetim për vdekjen e një aktivisti ukrainas, i cili ishte një kritik i zëshëm...
“Objektivi ishin bankomatet (ATM) dhe doja të merrja paratë. Nuk është faji im që ‘Maria’ u vra. Ajo u pagua për...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se Izraeli do të eliminojë Hamasin, do të mposhtë dhe rrëzojë regjimin e Iranit dhe ...