BOTA

Emocionuese/ “Për babain tim, që nuk arriti ta shohë këtë”- Atletja ia dedikon fitoren të atit

Piranjat Përditësimi i fundit 19 February 2026, 10:52

Emocionuese/ “Për babain tim, që nuk arriti ta shohë

Me emocione të forta dhe lot në sy, Mikaela Shiffrin fitoi medaljen e artë olimpike në slalom, por mendimet e saj shkuan menjëherë te një person që mungonte në atë moment historik, babai i saj, Jeff, i cili ndërroi jetë gjashtë vite më parë.

Skiatorja amerikane kaloi vijën e finishit si kampione olimpike në slalom, ashtu siç kishte bërë 12 vite më parë në Sochi, kur ishte vetëm 18 vjeçe. Por këtë herë, ndërsa përqafoi nënën dhe trajnerët e saj, ajo e ndjeu thellë mungesën e të atit.

“Për babanë tim, që nuk arriti ta shohë këtë. Ky ishte një moment për të cilin kam ëndërruar. Por njëkohësisht kam pasur edhe shumë frikë nga ky moment,” tha ajo.

Shiffrin tregoi se pas humbjes së një njeriu të dashur, çdo gjë në jetë duket si një përvojë e re.

“Është sikur të rilindësh. Ka ende shumë momente kur e kundërshtoj këtë realitet. Nuk dua të jetoj pa babanë tim. Ndoshta sot ishte hera e parë që arrita ta pranoj vërtet këtë. Në vend që të mendoja se po e përjetoja këtë moment pa të, zgjodha të heshtja dhe ta ndaja atë moment me të.”

Pas vdekjes së babait, Shiffrin u largua nga sporti për gati një vit, duke e quajtur humbjen një “dëmtim të padukshëm”. Ajo ka folur hapur për vështirësitë me shëndetin mendor gjatë kësaj periudhe.

Fitorja e saj në Itali erdhi në mënyrë mbresëlënëse, me një epërsi prej 1.50 sekondash, një diferencë e rrallë në këtë nivel. 30-vjeçarja realizoi kohën totale 1:39.10 dhe u bë kampione olimpike për herë të tretë, pas triumfeve në Soçi dhe në Pyeongchang në vitin 2018.

Tetë vitet mes medaljeve olimpike kanë qenë të mbushura me sfida, brenda dhe jashtë sportit. Megjithatë, ajo tha se gjëja më e rëndësishme ishte thjesht të paraqitej në garë.

“Është shumë punë vetëm të paraqitesh për dy zbritje dhe të bësh diçka që e di se është brenda teje. Nuk është gjithmonë e lehtë. Ndonjëherë duket e pamundur. Sot duhej thjesht të largoja zhurmën dhe ta bëja sa më thjesht.”

Nga presioni te triumfi

Shtatë herë kampione bote, Shiffrin mbërriti në Cortina si favoritja kryesore, nën presion të madh. Ajo kishte fituar shtatë nga tetë garat e slalomit në Kupën e Botës këtë sezon dhe kishte siguruar titullin e përgjithshëm para kohe.

Me 108 fitore në Kupën e Botës, ajo është skiatorja alpine më e suksesshme në histori.

Megjithatë, pas dështimit për të fituar medalje në Beijing katër vite më parë, ajo u përball me kritika se nuk performonte në momentet më të mëdha.

Në Pekin, ajo doli jashtë gare në slalom dhe slalom gjigant vetëm pak sekonda pas nisjes, duke u kthyer në shtëpi pa medalje. Në atë kohë, ajo ende po përballej me dhimbjen për humbjen e babait dhe madje kishte probleme me kujtesën, duke e pasur të vështirë të mbante mend pistat.

Në dhjetor 2024, gjatë një gare në Killington, ajo pësoi një rrëzim të rëndë, duke dëmtuar barkun dhe muskujt. Edhe një herë, shëndeti i saj mendor u ndikua, pasi kishte frikë se mos rrëzohej sërish.

Në Cortina, ajo fillimisht përfundoi e 11-ta në slalom gjigant dhe e katërta në garën ekipore. Por në disiplinën e saj të preferuar, slalom, ku ka 71 fitore në Kupën e Botës, ajo arriti të përqendrohej dhe “thjesht të bënte ski”.

“Doja të isha e lirë, të shpërtheja. Nuk është e lehtë, por jam përqendruar çdo ditë,” tha ajo.

Ajo bëri diferencën që në zbritjen e parë, duke regjistruar kohën 47.13 sekonda. Para zbritjes së dytë, mendimet iu kthyen sërish babait.

“Po përpiqesha të flija pak para nisjes së dytë dhe fillova të qaja duke menduar për babanë. Mendova se sot mund të paraqitem dhe të them me sinqeritet se kam gjithçka që më duhet për të dhënë më të mirën time – për ta merituar atë moment.”

Në fund, ajo fitoi medaljen e artë me një paraqitje bindëse, duke lënë pas zviceranen Camille Rast dhe suedezen Anna Swenn Larsson.

Në një konferencë emocionale për shtyp, Shiffrin tha:

''Shumë njerëz flasin për ndjenjën e pranisë së një personi të dashur pas vdekjes. Unë nuk e kam ndjerë kështu. Mendoj për babanë tim gjatë gjithë kohës. Ndihem e lidhur me të në mendimet dhe kujtimet e mia. Ndonjëherë kam qenë edhe ziliqare ndaj atyre që thonë se e ndiejnë praninë e tyre. Sot ishte sikur thjesht po flisja me të. Ndoshta ai nuk duhet të përgjigjet. Është e vështirë, por është në rregull''./Marrë nga BBC, përshtati në shqip Piranjat News

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?