EMRI/ Ekzekutohet vëllai i bosit famëkeq të drogës në Ekuador

David Macias, vëllai i bosit më famëkeq të drogës në Ekuador, u qëllua për vdekje nga disa persona të armatosur të maskuar si oficerë policie, të dielën. 35-vjeçari ishte një udhëheqës rajonal i “Los Choneros”, bandës së fuqishme që më parë drejtohej nga vëllai i tij, Adolfo. Adolfo Macias, i njohur edhe me nofkën “Fito”, u arrestua vitin e kaluar dhe u ekstradua në SHBA, ku pret gjyqin.
Organizata “Los Choneros” është përcaktuar nga SHBA-të si një Organizatë Terroriste e Huaj dhe akuzohet si një nga grupet kriminale përgjegjëse për shpërthimet e vrasjeve në Ekuador.
Sipas zyrtarëve ekuadorianë, David Macias u vra në orët e para të mëngjesit të së dielës, sipas kohës lokale. Dëshmitarët raportuan se disa burra të veshur si oficerë policie hynë me forcë në shtëpinë që Macias kishte marrë me qira në një lagje luksoze të qytetit Olon, në bregdetin e Paqësorit.
Raportohet se, personat e armatosur ikën pas sulmit dhe deri më tani nuk është bërë asnjë arrestim në lidhje me rastin.
Nuk është e pazakontë që udhëheqësit e bandave të bëhen shënjestër ose nga anëtarë të organizatave kriminale rivale ose edhe nga anëtarë të grupit të tyre, si pjesë e luftërave të brendshme për pushtet. Në vitin 2018, Macias u deklarua fajtor për akuzat për konspiracion kriminal. Gjatë burgimit të tij, thuhet se ai rekrutoi të disa të burgosur për bandën “Los Choneros” dhe arriti ta vinte burgun në të cilin mbahej nën kontrollin absolut të bandës së tij .
Vrasja e tij është goditja e fundit e madhe për “Los Choneros”, pas arrestimeve të dy vëllezërve të tij, Adolfo vitin e kaluar dhe Javier muajin e kaluar në Kolumbi.
Lexo edhe
BOTA
Alarm në Gjirin e Adenit, cisterna sulmohet nga gjashtë motoskafe të dyshimta

Trump: SHBA do të marrë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit dhe këtë herë do të paguhet!

Ukraina prezanton në Paris programin e raketave antibalistike, kërkon mbështetje nga aleatët evropianë

Përshkallëzohem tensionet/ SHBA intensifikon sulmet, Irani godet bazat amerikane në Gjirin Persik

Vala e të nxehtit godet energjinë bërthamore në Francë, EDF mbyll tre reaktorë dhe paralajmëron për shtatë të tjerë

Alarm për salmonelë në Greqi, mbi 20 persona të infektuar/ Dyshohet se frekuentonin restorante që kishin një furnizues të përbashkët ushq...

Autorët u maskuan si policë dhe hynë në banesë, ekzekutohet vëllai i kreut të bandës së drogës në Ekuador

Britania e Madhe dhe BE-ja njoftojnë sanksione të reja kundër Rusisë!





