BOTA

Ethet afrikane te derrat në Spanjë, dyshime se doli nga një laborator kërkimor

Piranjat Përditësimi i fundit 7 December 2025, 20:15

Ethet afrikane te derrat në Spanjë, dyshime se doli nga një

Autoritetet spanjolle kanë hapur një hetim të thelluar mbi shpërthimin e etheve afrikane të derrave (ASF) në rajonin e Katalonjës, ndërsa po shqyrtojnë seriozisht mundësinë që virusi të ketë dalë nga një laborator kërkimor pranë zonës së prekur. Që prej 28 nëntorit janë konfirmuar 13 raste te derrat e egër në fshatrat përreth Barcelonës, çka ka ngritur në alarm vendin, pasi Spanja është një nga eksportueset më të mëdha të mishit të derrit në Evropë, me një industri që vlerësohet në 8.8 miliardë euro në vit.

Fillimisht, autoritetet lokale dyshuan se virusi mund të ishte futur në Spanjë përmes ushqimit të kontaminuar që një derr i egër mund të ketë konsumuar nga zona jashtë vendit. Por analiza të mëtejshme kanë ndryshuar drejtimin e hetimeve. Sipas Ministrisë së Bujqësisë, lloji i virusit i identifikuar te derrat e ngordhur nuk përputhet me variantet që qarkullojnë aktualisht në vendet e tjera të BE-së. Në vend të kësaj, ai është shumë i ngjashëm me variantin e zbuluar në Gjeorgji në vitin 2007, çka ka ngritur pikëpyetje serioze mbi origjinën e tij.

“Zbulimi i një virusi të ngjashëm me atë që qarkullonte në Gjeorgji nuk përjashton mundësinë që origjina e tij të jetë një laborator”, deklaroi ministria.

Presidenti i rajonit të Katalonjës, Salvador Illa, ka urdhëruar një audit të plotë në pesë objektet kërkimore që punojnë me virusin e murtajës afrikane të derrave dhe që ndodhen brenda një rrezeje prej 20 kilometrash nga vatra e infeksionit. Qëllimi është të përcaktohet nëse ka pasur ndonjë incident, rrjedhje apo shkelje të protokolleve të sigurisë. Ekspertët e terrenit, të cilët kanë inspektuar 39 ferma derrash përreth zonës së prekur, nuk kanë konstatuar asnjë shenjë të sëmundjes tek kafshët e fermave, një element që e bën rrethin e infektimit edhe më të pazakontë, duke qenë se sëmundja është identifikuar vetëm tek derrat e egër.

Në operacion janë përfshirë mbi 100 efektivë të Njësisë së Emergjencave Ushtarake, të cilët po punojnë krah për krah me policinë dhe rojet e faunës së egër për të monitoruar zonën, kufizuar përhapjen dhe mbledhur prova. Ndërsa hetimi vazhdon, autoritetet janë në garë me kohën për të parandaluar çdo përhapje të mundshme të virusit tek fermat komerciale një skenar që do të kishte pasoja të rënda ekonomike dhe tregtare për Spanjën.

Shpërthimi i etheve afrikane të derrave nuk përbën rrezik për shëndetin e njeriut, por është një sëmundje shumë e dëmshme dhe vdekjeprurëse për derrat, me aftësi të lartë për t’u përhapur.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?