Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Plagosja e ushtarit në Kuçovë/ Ministria e Mbrojtjes: U qëllua në shpatull me armën e shërbimit, transport... LE MONDE: Revolta e studentëve nuk zbehet, pavarësisht ashpërsimit të represionit nga Rama FOTO/ Studentit i vjen gjoba përmes policisë. I riu: S’jam dakord, Rama n’burg! KLGJ propozon shtimin e organikës me 102 gjyqtarë/ Ku do t’i gjejë ata? E rriti e vetme pas ndarjes nga bashkëshorti, zbulohen detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçares shqiptare ng... ‘Lavatriçe’ e Vuçiçit/ Si u rrënua perandoria financiare e ‘Alta Bankës’ në Serbi Vetëplagoset me armën e shërbimit një ushtar në Bazën Ajrore të Kuçovës Situata e tensionuar në vend/ Shtyhet Panairi i 29-të i Librit në Tiranë, ja kur do të zhvillohet BIRN: Gazetarët përballen me dhunë dhe abuzime policore gjatë protestave në Shqipëri Nuk mori pjesë në seancë, Gjykata e Posaçme e Apelit jep nesër vendimin për Vlora Hysenin Trump u bën thirrje amerikanëve: Duhet ta mbajmë Amerikën të madhe. Sulmon edhe kandidatin demokrat në Mich... Protestuesit mblidhen para Ministrisë së Arsimit, bllokohet qarkullimi në Rrugën e Durrësit
BOTA

Ethet e Nilit Perëndimor përhapen me shpejtësi – 6 viktima në Maqedoninë e Veriut, rriten ndjeshëm rastet në Evropë

P
Piranjat28 August 2026, 12:30 · 3 min lexim
Ethet e Nilit Perëndimor përhapen me shpejtësi – 6 viktima

Ethet e Nilit Perëndimor po përhapen me shpejtësi në Maqedoninë e Veriut dhe në vendet e tjera të rajonit e Evropës. Deri më tani, autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut kanë regjistruar 53 raste të prekura (50 të konfirmuara në laborator dhe 3 të dyshuara), ndërsa bilanci i viktimave ka arritur në gjashtë persona.

Viktima e gjashtë në Maqedoninë e Veriut është një 72-vjeçar nga Shkupi, i cili ndërroi jetë pas 15 ditësh qëndrimi në spital me pasqyrë të rëndë klinike dhe sëmundje të rënda shoqëruese.

Drejtori i Klinikës së Sëmundjeve Infektive, Fadil Cana, bëri me dije se nga 51 pacientë të shtruar deri më tani, 27 janë shëruar dhe kanë dalë nga spitali. Aktualisht në klinikë po marrin trajtim 18 pacientë, ku 15 prej tyre kanë shfaqur formë neuroinvazive të infeksionit dhe pesë ndodhen në terapi intensive për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Përveç rasteve te njerëzit, prania e virusit është konfirmuar edhe te një korb i ngordhur i gjetur në një park në Resnjë. Ky përbën rastin e dytë të regjistruar te shpendët në vend, pas një rasti të ngjashëm të konfirmuar më parë në Shkup. Zbulimi i virusit te shpendët konsiderohet element kyç për monitorimin e vatrës infektive, pasi ata përbëjnë bartësit natyrorë që infektojnë mushkonjat, të cilat më pas e transmetojnë virusin te njerëzit.

Krahas Maqedonisë së Veriut, të dhënat e fundit kombëtare tregojnë një përkeqësim të situatës epidemiologjike në disa shtete evropiane. Italia mban numrin më të lartë të të prekurve me 432 raste të konfirmuara dhe 17 vdekje, ndërsa në Greqi numri i infeksioneve ka arritur në 232 raste, me 19 persona të pajetë.

Ndonëse raporti javor i Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) me të dhënat deri më 21 gusht pasqyronte 37 raste për Maqedoninë e Veriut dhe 625 raste në total në 12 vende evropiane, raportimet e fundit nga terreni dëshmojnë se shifrat reale janë rritur me ritme të shpejta gjatë ditëve të fundit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.