“Europa në alarm të lartë”/ Von der Leyen për zjarret: Presioni po rritet

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka ngritur alarmin për situatën e zjarreve në Evropë, duke theksuar se presioni po shtohet në disa zona të kontinentit.
Përmes një postimi në rrjetin social X, von der Leyen bëri të ditur se sistemi satelitor Copernicus është vënë në përdorim për hartëzimin e zonave të prekura nga flakët, ndërsa Qendra e Emergjencave e BE-së po ndjek nga afër situatën.
Në monitorim është edhe Shqipëria, e cila gjatë ditëve të fundit është përballur me një numër të madh vatrash zjarri dhe operacione të vështira për shuarjen e tyre.
“Europa mbetet në alarm të lartë për zjarret. Presioni po rritet”, shkruan von der Leyen, duke shtuar se Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së është në gatishmëri për t’u ardhur në ndihmë vendeve që kërkojnë solidaritet dhe mbështetje.
Deklarata e presidentes së Komisionit Evropian vjen në një periudhë kur zjarret kanë prekur disa vende evropiane, ndërsa temperaturat e larta dhe kushtet e thata kanë favorizuar përhapjen e flakëve.

Lexo edhe
BOTA
Si e ka ndryshuar Darknet tregtinë e drogës përgjithmonë

“Nuk kërkoj falje”, Trump mesazh amerikanëve për rritjen e naftës

Tragjedi në Mesdhe, gjenden 11 trupa emigrantësh pranë brigjeve të Libisë

Beteja për sallën 400 milionë dollarë të Shtëpisë së Bardhë, Trump i drejtohet Gjykatës Supreme

Rusia në alarm për rekrutët, “The Guardian”: Mobilizimi i ri mund të jetë vendim i rrezikshëm





