Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
BOTA

Europa nën pushtetin e flakëve/ 474 të arrestuar në Francë për zjarret, mijëra të evakuuar

P
Piranjat14 August 2026, 19:29 · 2 min lexim
Europa nën pushtetin e flakëve/ 474 të arrestuar në

Një valë e fuqishme zjarresh ka përfshirë disa vende të Evropës, ndërsa temperaturat e larta dhe kushtet e thata po favorizojnë përhapjen e shpejtë të flakëve.

Situata paraqitet veçanërisht e rënduar në Francë, Kroaci, Gjermani, Greqi dhe Spanjë, ku ekipet e emergjencave po luftojnë me vatra të shumta dhe mijëra banorë e turistë janë evakuuar nga zonat e rrezikuara.

Në Francë, autoritetet kanë arrestuar 474 persona që nga fillimi i korrikut, të dyshuar për shkaktimin e zjarreve. Sipas Ministrisë së Brendshme franceze, 183 prej tyre janë të mitur, ndërsa rreth 70% e rasteve dyshohet se lidhen me zjarrvënie të qëllimshme dhe pjesa tjetër me ndezje aksidentale.

Një vatër e re është aktivizuar në Luglon, në rajonin Landes, ku vetëm gjatë së premtes janë evakuuar më shumë se 525 persona. Brenda më pak se 24 orësh, flakët kanë përfshirë rreth 1,100 hektarë pyll me pisha.

Për përballimin e situatës janë angazhuar rreth 500 zjarrfikës dhe gjashtë avionë zjarrfikës, ndërsa disa rrugë drejt zonës janë mbyllur për shkak të rrezikut.

Edhe Kroacia po përballet me një situatë të rëndë. Një zjarr ka përfshirë banesa në një zonë turistike, duke shkaktuar një viktimë dhe 40 të plagosur. Rreth 1,200 persona janë larguar nga zona e rrezikuar.

Në Gjermani, mbi 2,000 banorë janë evakuuar pasi një zjarr pyjor pranë fshatit Gey u përhap me shpejtësi. Ndërhyrja është komplikuar nga prania e municioneve të pashpërthyera të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore.

Ndërkohë, në Greqi, turistë dhe pushues janë evakuuar nga plazhet dhe zonat e kërcënuara nga flakët, ndërsa edhe Spanja vijon të përballet me zjarre të fuqishme në disa rajone.

Vala e të nxehtit, thatësira dhe temperaturat e larta po krijojnë kushte të favorshme për përhapjen e zjarreve, duke vënë në vështirësi shërbimet e emergjencës në disa prej vendeve më të prekura të kontinentit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.