Çfarë është infeksioni Cyclospora? Shkaktoi dy viktima dhe mbi 18 mijë të prekur në SHBA

Dy persona kanë humbur jetën në shtetin e Michiganit në SHBA si pasojë e ndërlikimeve të shkaktuara nga ciklosporiaza, një infeksion i zorrëve që shkaktohet nga paraziti Cyclospora cayetanensis. Bëhet fjalë për viktimat e para të lidhura me shpërthimin që po prek Shtetet e Bashkuara.
Sipas autoriteteve shëndetësore, që nga fillimi i sezonit janë regjistruar mbi 18 mijë raste në të gjithë vendin, ndërsa vetëm në Michigan janë raportuar më shumë se 11,200 të infektuar dhe afro 200 persona janë shtruar në spital. Dy viktimat kishin probleme të rënda shëndetësore, ndërsa dehidratimi i shkaktuar nga diarreja dyshohet se përkeqësoi gjendjen e tyre.
Ciklosporiaza transmetohet kryesisht përmes konsumimit të frutave, perimeve ose ujit të kontaminuar dhe nuk përhapet drejtpërdrejt nga personi te personi. Simptomat më të zakonshme janë diarre e zgjatur, dhimbje barku, të përziera, humbje oreksi dhe lodhje.
Tek të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, infeksioni mund të shkaktojë komplikacione serioze.
Rastet shtohen zakonisht gjatë muajve të verës, kur rritet konsumi i produkteve të freskëta. Ndërsa SHBA po përballet me një shpërthim të gjerë, në Evropë rastet mbeten sporadike dhe lidhen kryesisht me udhëtarë që kthehen nga vende ku paraziti është endemik ose me produkte ushqimore të importuara.
Lexo edhe
BOTA
Shpërthen makina pranë Jekaterinburgut, plagoset rëndë drejtori i kompanisë ruse të dronëve “Upyr”

“Interceptorët balistikë mund t’u kishin shpëtuar jetën”/ 17 të vdekur nga sulmi masiv rus në Kiev! 8 persona u vranë në stacionin hekuru...

Panik në aeroportin gjerman/ Dron pranë avionit ukrainas, dyshohet se mbante eksploziv

Rreziku nga tymi i zjarreve, toksinat që përhapen në ajër mund të shkaktojnë probleme edhe shumë kilometra larg

Histori në Forcat Ajrore Turke/ Gruaja e parë ngrihet në gradën e gjeneralit

Kreu i opozitës ruse largohet nga vendi pas presionit për të mos sfiduar Putinin

Përplaset në Hënë një pjesë e raketës “Falcon 9” pas devijimit nga trajektorja/ Lë një krater 27 metra të thellë

Vijon bllokada detare/ Huthët godasin me raketa një cisternë nafte saudite në Detin e Kuq





