BOTA

Çfarë po e bën partinë e ekstremit të djathtë AfD kaq të suksesshme në Gjermani

Piranjat Përditësimi i fundit 8 September 2026, 23:45
Çfarë po e bën partinë e ekstremit të djathtë

Fushatat agresive kundër refugjatëve dhe migrantëve janë në thelb të identitetit të Alternativës për Gjermaninë (AfD). Megjithatë, duket se ato nuk kanë qenë vendimtare në zgjedhjet për parlamentin e landit në Saksoni-Anhalt. Kjo tregohet nga analiza e sondazheve të votuesve, të kryera nga instituti i hulumtimit të opinionit Infratest Dimap të dielën e zgjedhjeve.

Sipas të dhënave, çështja e imigracionit në fakt luajti vetëm një rol të vogël në vendimet e votimit të njerëzve. Çështje të tilla si siguria sociale, paqja në Evropë dhe politika ekonomike ishin dukshëm më vendimtare.

Edhe mes votuesve të AfD-së, imigracioni nuk renditet si një prioritet kryesor. Saksoni-Anhalt është një nga landet me përqindjen më të ulët të të huajve në Gjermani: kuota e të huajve prej rreth nëntë për qind është shumë më poshtë mesatares kombëtare prej rreth 15 për qind.

Saksoni-Anhalt është gjithashtu një nga landet më të dobëta ekonomikisht në Gjermani, me paga relativisht të ulëta dhe mungesë të vendeve të punës për punëtorë të kualifikuar. Rajoni ka vuajtur për dekada nga emigracioni i punonjësve të kualifikuar.

Vlen të përmendet se AfD-ja, e cila në Saksoni-Anhalt klasifikohet qartë si parti e ekstremit të djathtë, i la pas kristjandemokratët rivalë të kryeministrit të landit, Sven Schulze, në të gjitha fushat e politikës.

Kur bëhet fjalë për luftimin e krimit ose politikën e azilit, janë dy herë më shumë njerëz besojnë se AfD-ja është e aftë të ketë sukses sesa CDU-ja. Madje edhe në politikën ekonomike – një çështje tradicionale bazë që lidhet me CDU-në – AfD-ja është në avantazh.

Sondazhi: AfD më afër njerëzve

AfD gjithashtu duket se po ia del në këtë moment të krijojë një lidhje të veçantë me shumë njerëz. Në një sondazh të Infrastest Dimap, 67 për qind e votuesve të anketuar thanë se partia kishte kuptuar më mirë se të tjerat që njerëzit në Saksoni-Anhalt nuk ndiheshin më të sigurt. Më shumë se gjysma e të anketuarve gjithashtu besojnë se AfD është më afër shqetësimeve të qytetarëve sesa partitë e tjera.

Shumë njerëz duket se jo vetëm ndihen të kuptuar nga AfD-ja, por e konsiderojnë atë edhe si partinë më të aftë për të zgjidhur problemet e landit. Kur u pyet se cila parti ka aktualisht përgjigjet më të mira për sfidat e së ardhmes, të rinjtë veçanërisht përmendën shpesh AfD-në. Por ajo gjithashtu kryeson në këtë pyetje edhe mes votuesve më të moshuar.

Në kontrast, rezultatet për partitë në qeveri në kabinetin e Kancelarit Friedrich Merz janë katastrofike. Mes votuesve të rinj, vetëm pesë për qind besojnë se CDU është në gjendje të gjejë përgjigjet më të mira për sfidat e ardhshme, dhe vetëm tre për qind besojnë se Socialdemokratët janë në gjendje ta bëjnë këtë. Një verdikt asgjësues.

Tërheqje veshi për Kancelarin Merz

Shumë njerëz në Saksoni-Anhalt duket se gjithashtu donin të dërgonin një tërheqje veshi për qeverinë federale në këtë zgjedhje për parlamentin e landit: 59 për qind e të anketuarve thanë se ajo e meritonte këtë. Ishin kristjandemokratët, si humbësit e mëdhenj në zgjedhje, ata që përballën kryesisht me këtë zemërim: 58 për qind e të anketuarve deklaruan se ishin më shumëw të zemëruar nga partia e Kancelarit.

Prandaj, nuk është aspak befasuese që Friedrich Merz-i mori vetëm kërkesa shumë të kufizuara për mbështetje nga dega në parlamentin e landit e CDU-së. Shumë njerëz në land janë të pakënaqur me punën e tij – popullariteti i tij është në nivelin më të ulët ndonjëherë. Në një renditje të preferencave të politikanëve kryesorë, ai mbetet shumë prapa liderëve të partive të AfD-së dhe Socialdemokratëve, të cilët janë pjesë e qeverisë së koalicionit.

Në përgjithësi, AfD ka shtuar vota të konsiderueshme në të gjitha segmentet e popullsisë, por veçanërisht te punëtorët dhe te vetëtëpunësuarit. Afërsisht dy të tretat e punëtorëve votuan për të, ashtu si më shumë se gjysma e personave në profesion të lirë.

Edhe pse kjo parti e shtoi mbështetjen si te meshkujt ashtu edhe te femrat, elektorati i saj mbetet kryesisht mashkullor. Ajo mori 52 për qind të votave të meshkujve, krahasuar me vetëm 32 për qind të votave të femrave. Megjithatë, edhe te femrat, është ajo që e ka mbështetjen më të fortë.

Në fund të fundit, një faktor kyç në suksesin elektoral të AfD-së ka qenë me shumë gjasa aftësia e AfD-së për të mobilizuar një numër veçanërisht të madh të atyre që nuk votojnë zakonisht. Ajo mori më shumë vota nga ky grup sesa nga çdo grup tjetër. AfD kështu përfitoi më shumë se çdo parti tjetër nga pjesëmarrja e lartë në votime prej rreth 78 për qind. (DW)

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?