Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen
SPORT

Çfarë tha aktori Tom Holland për kombëtaren angleze dhe Harry Kane?

P
Piranjat13 July 2026, 10:11 · 2 min lexim
Çfarë tha aktori Tom Holland për kombëtaren angleze dhe

Tom Holland ka shprehur admirimin e tij për Jude Bellingham gjatë turneut promovues të filmit The Odyssey në Londër, dhe më vonë shtoi për Harry Kane një "legjendë e vërtetë" 

Në prag të çerekfinales së madhe të Anglisë kundër Norvegjisë, që u zhvillua të shtunën në mbrëmje në Miami, Tom nuk e fshehu mbështetjen dhe dashurinë e tij për "Tre Luanët", siç njihet kombëtarja angleze.

Pasi Jude Bellingham shënoi dy gola brenda vetëm dy minutash në ndeshjen kundër Meksikës javën e kaluar, Tom tha se që nga ai moment është bërë një admirues i madh i sportit.

Holland theksoi: “Jude Bellingham, çfarë djaloshi!"-“Mendoj se skuadra jonë mbrëmë tregoi vërtet se sa e bashkuar është si ekip."

Gjatë turneut promovues të The Odyssey, ai zbuloi se bashkëshortja e tij, Zendaya, e ndihmoi të fitonte më shumë vetëbesim gjatë xhirimeve të filmit. Nga ana e saj, ajo tha se ishte "një ëndërr" të luanin së bashku në të njëjtin projekt.

Aktori 30-vjeçar dhe aktorja 29-vjeçare konfirmuan muajin e kaluar se janë martuar.

Në filmin epik të Christopher Nolan, Zendaya interpreton Athinën, perëndeshën greke të mençurisë, luftës dhe zejtarisë, ndërsa Tom luan Telemakun, djalin e Odiseut dhe princin e Itakës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.