BOTA

Fenomen i pazakontë sizmik në Tenerife

Piranjat Përditësimi i fundit 12 February 2026, 13:45

Fenomen i pazakontë sizmik në Tenerife

Një aktivitet i pazakontë sizmik ka tërhequr vëmendjen e ekspertëve rreth Cañadas del Teide në Tenerife.

Në disa ditë janë regjistruar rreth 90 tërmete të vogla, ndërsa mëngjesin e së mërkurës u regjistrua një sinjal i ngjashëm, megjithëse më i dobët.

Kjo rritje e papritur dhe e vazhdueshme e aktivitetit nuk është normale dhe konsiderohet fenomen i pazakontë për këtë zonë.

Itahiza Domínguez, drejtoreshë e Institutit Gjeografik të Ishujve Kanarie, shpjegon se Mali Teide është aktiv nën sipërfaqe, por kjo nuk do të thotë se ekziston rrezik shpërthimi i menjëhershëm. “Ky është një fenomen që nuk ka pasur monitorim para shpërthimeve të mëparshme, prandaj është e rëndësishme të ndiqet dhe të analizohet me kujdes,” tha ajo.

Instrumentet e Involcan, institucioni që monitoron vullkanet në Tenerife, kanë regjistruar sinjale me frekuencë të ulët (2–10 Hz) dhe një vazhdimësi që nuk ishte vërejtur më parë. Këto dridhje ndodhin në thellësi 8–12 kilometra dhe kanë magnitudë të ulët (deri 1.7), duke treguar se aktiviteti ka të bëjë me qarkullimin dhe presionin e fluideve hidrotermale nën tokë, një fenomen vullkanik i zakonshëm në Teide, por në këtë shkallë i pazakontë.

Që nga 7 shkurti, janë regjistruar mbi 260 tërmete të vegjël në këtë zonë. Shkencëtarët shpjegojnë se, ndonëse është fenomen i pazakontë, nuk ka shenja se do të ndodhë shpërthim në afat të shkurtër ose të mesëm.

Ekspertët nënvizojnë se Tenerife mbetet një zonë aktive vullkanike, me gjashtë shpërthime historike gjatë 600 viteve të fundit dhe shumë shpërthime gjatë 11,700 viteve të fundit. Aktiviteti i fundit përforcon faktin se vullkani Teide është ende i gjallë, pa shenja të qarta të zbehjes.

Banorëve u bëhet apel që të jenë të qetë, por situata të ndiqet nga afër nga shkencëtarët.

Fenomeni i pazakontë sizmik rikonfirmon rëndësinë e monitorimit të vazhdueshëm të vullkanit më të njohur të Spanjës dhe një prej ikonave natyrore të Tenerife./Përktheu Piranjat News

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?