BOTA

Fondet e ngrira ruse, BE i heq veton Orbanit të Hungarisë

Piranjat Përditësimi i fundit 12 December 2025, 10:34
Fondet e ngrira ruse, BE i heq veton Orbanit të Hungarisë

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, është shprehur lidhur me njoftimin për votimin e sotëm në Bruksel, ku vendet anëtare të BE-së pritet të marrin vendim për ngrirjen afatgjatë të pasurisë së Bankës Qendrore Ruse. Për këtë arsye, kryeministri hungarez reagoi me zemërim.

Ndër të tjera, ai tha se në mesditë do të mbahet një votim me shkrim, i cili do t’i shkaktojë dëme të pariparueshme Bashkimit Evropian. “Sot, Brukseli kalon Rubikonin. Tema e votimit është pasuria e ngrirë ruse, për të cilën vendet anëtare të BE-së deri tani kanë votuar çdo gjashtë muaj dhe kanë marrë vendime unanime. Me procedurën e sotme, Brukseli me një shkrim heq kërkesën për unanimitet, gjë që është qartazi e paligjshme”, tha lideri hungarez.

Orban thekson gjithashtu se me vendimin e sotëm, sundimi i ligjit në Bashkimin Evropian po merr fund, ndërsa liderët evropianë po vendosin mbi rregullat. “Në vend që të sigurojnë respektimin e traktateve të BE-së, Komisioni Evropian sistematikisht shkel ligjin evropian.

Ai e bën këtë për të vazhduar luftën në Ukrainë, një luftë që duket se nuk mund të fitohet. E gjithë kjo po ndodh në mes të ditës, pak më pak se një javë para takimit të Këshillit Evropian, organi më i rëndësishëm i BE-së për vendimmarrje që mblidh kryetarët e shteteve dhe qeverive.

Me këtë, sundimi i ligjit në BE po zëvendësohet nga sundimi i burokratëve. Me fjalë të tjera, është vendosur një diktaturë e Brukselit. Hungaria proteston kundër këtij vendimi dhe do të bëjë gjithçka që është në mundësinë e saj për të rivendosur rendin ligjor”, deklaroi 62-vjeçari.

Ndërkaq, Komisioni Evropian ka propozuar përdorimin e nenit 122 të Traktatit të BE-së për të ngrirë pasurinë për një periudhë të pacaktuar.

Ky nen u jep qeverive të BE-së dorë të lirë për të marrë çdo masë që konsiderojnë të nevojshme, me shumicë të kualifikuar, për të zgjidhur një situatë të vështirë ekonomike në BE.

Marrëveshja për ngrirjen e pasurisë ruse për një periudhë të pacaktuar do të eliminonte rrezikun kryesor që lidhet me përdorimin e saj për financimin e Ukrainës, pasi Hungaria dhe Sllovakia nuk do të kishin më të drejtë vetoje për zgjatjen e ngrirjes çdo gjashtë muaj, siç ndodh tani.

 

 

Artikuj te sugjeruar

BOTA 12 December09:56

Tërmeti 6.7 ballë godet Japoninë

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 ballë të shkallës Rihter ka goditur Japoninë veriore. Agjencia Meteorologjike e...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?