Trump pezulloi sulmet ndaj Iranit: Po i japim një shans diplomacisë, por koha po mbaron
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se ka vendosur të pezullojë përkohësisht sulmet ushtarake amerikane ndaj I...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se ka vendosur të pezullojë përkohësisht sulmet ushtarake amerikane ndaj I...
Investimet direkte të Shqipërisë jashtë vendit arritën në 341 milionë dollarë gjatë vitit 2025, duke u rritur me ...
Franca po përballet me një nga sezonet më shkatërruese të zjarreve në historinë e saj moderne, ndërsa një vat&eum...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të zhvillojë të martën një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bash...
Bashkimi Evropian(BE) ka vendosur avionë zjarrfikës, helikopterë dhe personel në Francë dhe Spanjë, ndërsa zjarret vazhdojn...
Edhe pse tregu i punës në Shqipëri vijoi të përmirësohej gjatë vitit 2025, një pjesë e konsiderueshme e personave m...
Në qytetin ekuadoras të Duránit, të mbushur me drogë dhe banda rivale, Kapiteni i Policisë Jean Carlos Bustamante e di saktë...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Usht...
DashiKa më shumë të vërteta në fantazitë tuaja sesa mendoni. Do të bëni përparime të mëdha në karr...
Rozalinda Plaka, e reja prindërit e së cilës u vranë në tragjedinë e ndodhur në Vidhishtë, pritet të merret së...

Franca po përballet me një nga sezonet më shkatërruese të zjarreve në historinë e saj moderne, ndërsa një vatër e madhe zjarri ka arritur vetëm 11 kilometra larg qytetit historik të Bordeaux. Autoritetet lokale janë në gatishmëri për evakuime të reja, ndërsa mijëra banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë.
Kryebashkiaku i Bordeaux, Thomas Cazenave, deklaroi se bashkia po përgatitet për “të gjitha eventualitetet”, duke theksuar se janë marrë masa për të strehuar një numër të madh njerëzish në rast se situata përkeqësohet.
Presidenti francez Emmanuel Macron, gjatë një vizite në zonat e prekura në rajonin e Girondës, e cilësoi situatën si “një zjarr krejtësisht të paprecedentë”, duke shtuar se është kriza më serioze që Franca ka përjetuar që nga Lufta e Dytë Botërore.
Sipas autoriteteve, rreth 220 mijë persona janë evakuuar në Francë, ndërsa mbi 100 mijë të tjerë janë larguar nga shtëpitë e tyre në Spanjë, ku zjarret vazhdojnë të përhapen jashtë kontrollit në perëndim të Madridit.
Meteorologët paralajmërojnë se një valë e re e të nxehtit, e cila pritet të nisë të martën, mund të vështirësojë edhe më tej punën e zjarrfikësve. Macron bëri të ditur se një vatër në rajonin Landes është vënë nën kontroll, por beteja kryesore vazhdon në Gironde, ku temperaturat e larta dhe erërat e forta mbajnë të lartë rrezikun.
Ministri i Brendshëm Laurent Nunez tha se zjarri “ka një jetë më vete”, ndërsa kryebashkiaku i Cestais, Jérôme Steff, e quajti atë “zjarri i shekullit”.
Sipas tij, 17 mijë banorë u evakuuan brenda natës nga qyteti, ndërsa deri tani janë djegur mbi 103 mijë hektarë tokë dhe janë shkatërruar të paktën 240 banesa. Ai theksoi se situata mbetet katastrofike dhe se, megjithëse përparimi i flakëve është ngadalësuar, rreziku vazhdon për shkak të erërave dhe mundësisë së krijimit të vatrave të reja.
Kryeministri francez Sébastien Lecouni deklaroi se vendi po kalon një periudhë të paprecedentë zjarresh, me 286,852 hektarë të djegur dhe 13,566 zjarre të regjistruara që nga fillimi i vitit.
Në një reagim në rrjetin X, ai tha se nëntë nga dhjetë zjarre shkaktohen nga njerëzit, kryesisht për shkak të pakujdesisë, si bishtat e cigareve, zjarret për gatim apo punimet pa masa sigurie. Megjithatë, ai shtoi se një pjesë e zjarreve janë të qëllimshme dhe bëri të ditur se që nga 6 korriku janë arrestuar 162 persona të dyshuar për zjarrvënie.
Ndërkohë, situata mbetet kritike edhe në Spanjë. Zjarret në perëndim të Madridit kanë hyrë në ditën e pestë të gjendjes së emergjencës kombëtare, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se rajoni po përballet me zjarret më të rënda në historinë e tij. Imazhet satelitore tregojnë se disa vatra janë bashkuar në një front të vetëm të madh zjarri.
Ekspertët e klimës theksojnë se ndryshimet klimatike po rrisin temperaturat në të gjithë Evropën, duke favorizuar valë më të shpeshta të të nxehtit dhe zjarre gjithnjë e më intensive.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të zhvillojë të martën një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Bash...
Bashkimi Evropian(BE) ka vendosur avionë zjarrfikës, helikopterë dhe personel në Francë dhe Spanjë, ndërsa zjarret vazhdojn...
Një nga zonat bregdetare më piktoreske dhe të paprekura të bregdetit të Pulias po bëhet skenë e një beteje t&e...
Në ishullin spanjoll të Majorkës, mijëra njerëz dolën në rrugë në orët e vona të së dielës p&eu...
Babai i Abdul Ballout, 21-vjeçarit që dyshohet se kreu sulmin terrorist gjatë Paradës së Krenarisë në Berlin, ka deklaruar ...
Tre persona humbën jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi me armë zjarri gjatë festivalit vjetor ...
Çmimi i naftës ka pësuar një rënie të fortë, ndërsa shpresat për një ulje të tensioneve mes Shteteve t&...
SHBA- Këngëtarja Katy Perry ka kritikuar shtëpinë e bardhë për përdorimin e këngës së saj “Firework&rdqu...
Tre persona janë plagosur në Paris pas një sulmi me thikë të ndodhur pranë zonës Porte de Clichy. Të plagosur mbet&eum...
Ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen në mënyrë të pakontrolluar në Spanjë dhe Francë, mediat...